UP-ja i dorëzon Kryeministrit Berisha çmimin "Honoris Causa

Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë i ka dorëzuar kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha çmimin "Honoris Causa". Në fjalimin e tij pas marrjes së çmimit Kryeministri Berisha theksoi se "shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë nder të jashtëzakonshëm dhe t'ju kërkoj të falur se emocionet, nderi dhe kreneria nuk më bëjnë të lexojë fjalët që kam shkruar".
"Jam shumë i gëzuar dhe i nderuar sepse ky universitet më ka frymëzuar më shumë se çdo gjë tjetër në historinë kombëtare"- theksoi Berisha.
Univeristeti i Prishtinës u bë një burim frymëzimi dhe krenarie theksoi Berisha duke shtuar se në këtë univeristet u faktuan luftëtarët e mëdhenj të historisë së kombit shqiptar.
Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me "Honoris Causa" i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, ai i ish presidentit Bill Klinton, zëvendëspresidentit aktual i SHBA-ve, William Kerr, austriakët Michael Wninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministrit aktual të Francës, Bernard Kouchner. Gjithashtu për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për çështjen shqiptare e në veçanti për Kosovën e pavarur e demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi të martën kryeministri e Shqipërisë, Sali Berisha me "Medaljen e Artë të Lirisë", të cilën vetë Berisha e konsideroi si nderimin më të madh që i bëhet atij.
Ndërkohë ditën e nesërme Kryeministrit Sali Berisha do t'i jepet titulli "Qytetar Nderi" i Prizrenit. Kryeministri Berisha po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë ku ditën e martë ai ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me krerët më të lartë të shtetit dhe ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh të rëndësishme për të dyja vendet.