Zgjedhjet e pjesshme, KQZ, vendos afatet për regjistrimin e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur afatet ligjore duke u përgatitur për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në 5 njësi vendore në datën 15 nëntor. Sipas vendimit të KQZ-së, koalicionet që duan të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor kanë afat deri në 15 tetor për t'u regjistruar, ndërkohë që afati për kandidatët është vendosur në datën 18 tetor. Deri në datën 12 tetor KQZ-ja do të presë propozimet e partive për anëtarët e komisioneve zonale të administrimit zgjedhor.
Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në njësitë vendore Otllak, Fushe-Arrëz, Klos, Fierzë dhe në njësinë bashkiake numër 10 në Tiranë. Këto njësi vendore mbeten pa drejtues pasi ata dhanë dorëheqjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.