Protesta e opozitës, Rama apel Berishës:Plotëso kushtet për në Kuvend
Protesta dhe bojkoti kjo është strategjia politike e opozitës deri në plotësimin e kushtit të saj për të hapur kutitë e votimit dhe për të zbardhur të vërtetën për procesin zgjedhor të 28 qershorit. Një ditë pasi kryeministri Berisha ftoi opozitën të mbështesë lëvizjen e lirë të shqiptarëve duke qenë pjesë e Parlamentit, Edi Rama ka deklaruar se përgjegjësi për procesin e liberalizimit të vizave është Kryeministri Berisha, duke theksuar se bojkoti do të vazhdojë së bashku me protestat.
Kryesocialisti Edi Rama ka sulmuar ndërkaq edhe KQZ-në , duke deklaruar se asgjesimi i fleteve të votimit do të konsiderohet si dhunë ndaj opozitës.
Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se opozita do të jetë e bashkuar në kërkesat e saj në protestën e së shtunës në bulevardin "Dëshmorët e kombit" përballë selisë së kryeministrisë.