UPDATE/ Shperthim ne minieren e Bulqizes 1 i vdekur dhe 9 te plagosur
Një shpërthim në nivelin e 16 të minierës të një sasie gazi metan, ka plagosur 9 minatorë, ndërsa 1 ka mbetur i vdekur.
Minatorët janë nxjerrë në sipërfaqe nga koleget e tyre, ku janë pritur më pas nga autoambulancat e spitalit të Bulqizës.
Në Bulqizë kanë mbërritur helikopterët, të cilët kanë marrë mjekimin paraprak dhe me ardhjen e grupit të kirurgëve nga Tirana, do të vlerësohet gjendja e e tyre.
Tani sapo ka mbërritur në spitalin ushtarak dy të plagosurit, i cili po transportohet me barelë në brendësi të spitalit. Ndërkaq pak minuta më parë ka mbërritur edhe helikopteri i dytë me të plagosurin tjetër që vjen nga Bulqiza.
Gazi shpërtheu në minierën e Bulqizës pak kohë pasi RISHM-i kishte parë nga afër mjediset e minierës duke e lënë nën administrimin e ACR-së pusin nr. 2 të saj, e duke ndaluar punën në disa nga galeritë e tjera.
Policia ka nisur hetimin ndërkaq, për të zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi.