E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe merret masa e sigurise per Alban Deden

Arrest me burg është masa e dhënë nga gjykata e Lezhës për Alban Dedën, i përfshirë në incidentin e rëndë të ndodhur 3 ditë më parë në këtë gjykatë ku mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosën edhe 5 të tjerë.

Mbi Dedën, prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes të kryer në bashkëpunim, ndërsa i ka dhënë mundësi Prokurorisë për të paraqitur prova në afatin 45 ditor të përcaktuar edhe në masën e arrestit.

Ndërsa përsa i takon Mhill Ndreut, personit të 5 të ndaluar nga policia për këtë ngjarje, gjykata ka kërkuar detyrim paraqitje, me akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.

Një ditë më parë, gjykata e Lezhës ka dhënë masën e arrestit edhe për 3 personat e tjerë të kësaj ngjarjeje, ku ka përcaktuar lënien në burg edhe për 45 ditë me akuzën e vrasjes të kryer në bashkëpunim.

Në gjykatën e Lezhës nuk është paraqitur vetëm Sokol Sejdia, të cilit i është komunikuar vendimi në spitalin ushtarak, edhe ku ndodhet për mjekim, pasi mori plagë të rënda në përplasjen me armë të ndodhur në gjykatën e Lezhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›