Bajraktari tregon si ju plagosen shoket ne thellesi te minieres
Baki Bajraktari, është një nga minatorët që ka qënë dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Minatori, Bajraktari në një lidhje telefonike bën me dije se ka qenë në thellësi të minierës kur ka ndodhur shpërthimi i gazit metan dhe disa nga kolegët e tij janë plagosur rëndë.
“Sapo ka ndodhur shpërthimi unë kam njoftuar grupin e Avari- Shpëtimit në orën 09.5 minuta dhe ato kanë ardhur rreth 50 minuta më vonesë. Madje kur erdhi grupi i Avari - Shpëtimit erdhi pa barela dhe bombola gazi. Nëse do të kishin bombola gazi, kolegu ynë, Naim Shtypi çdo kishte humbur jetën”, thotë Bajraktari.
Bajraktari ka këmbëngulur se gjithë kjo ka ndodhur se nuk janë bërë inspektimet dhe investimet e duhura nga ana e drejtuesve të minierës dhe nga mungesa e sigurisë në të, sot humbi jetën një minator. “Në minierën e Bulqizës nuk ka siguri”, thotë Bajraktari.