E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogu Te plagosur nga grupi i inspektimit gazmates

Drejtori i Minierës së Bulqizës Medat Zogu në një lidhje telefonike me ABC News, ka qartësuar rrethanat e shpërthimit. Sipas Zogut ka qenë një grup inspektimi i gazmatës në thellësi të minierës, që janë bërë preh e shpërthimit.

Sipas drejtorit Zogu ende nuk dihet shkaku që ka nxitur shpërthimin, por ai mendon se ka qenë nga agjentë të jashtëm. Drejtori Medat Zogu ka konfirmuar se një nga këta punonjës ka humbur jetën dhe ai është, Naim Shyti.

Sipas tij të plagosurit rëndë janë pikërisht punonjësit e grupit të gazmatës. Zogu tha se kjo është hera e dytë që ndodh një shpërthim i tillë i gazit metan. Një tjetër rast ka pasur me shpërthim gazi me pasojë vdekje të një personi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›