US Open: Alcaraz në final, sfidon Ruud

Carlos Alcaraz siguron finalen e tij të parë në një Grand Slam në karrierë dhe e bën atë me stil në US Open në Nju Jork. Spanjolli mposhti amerikanin Frances Tiafoe në gjysmëfinale, pas një maratonë të vështirë prej mbi katër orësh: 6-7 (6), 6-3, 6-1, 6-7 (5), 6-3 rezultati në favor të 19-vjeçarit.
I shtyrë nga turma shumë e nxehtë vendase, Tiafoe rilindi në setin e katërt në këtë sfidë dhe arriti ta çojë ndeshjen në të pestin. Në setin e fundit, megjithatë, Alcaraz gjen formën e tij më të mirë, nuk ndihet i lodhur ndërsa amerikani duhet të lëshojë rrugën.
Alcaraz nesër sfidon norvegjezin Ruud në aktin e fundit. Për të fituar nuk është vetëm trofeu amerikan por edhe vendi i parë në renditjen botërore.