US Open/ Roxher Federer bën “tris”

Vazhdon dominimni i Roxher Federer në botën e tenisit. Zviceriani fitoi për herë të tretë resht turneun US Open. Në finalen e Slemit amerikan në cemento (12.144.000 dollarë), kampioni zvicerian (numri i 1 ranklistës) mposhti amerikanin Andi Rodik (numri 9)me rezultatin 3-1 (6-2, 4-6, 7-5, 6-1)në një ndeshje që zgjati 2 orë e 27 minuta.
Për Rodik, Federer vazhdon të mbetet një "dele e zezë", pasi kundër kampionit të botës në 12 ndeshje ka mundur të fitojë vetëm një herë.
Federer, i lindur në Bazel të Zvicrës, fitoi trofeun e 9-të Slem në karrierë, duke u shndërruar kështu në "zotërinë" e tenisit botëror.