E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, e “urritura” e Europës

Kryefjala e rregullit që Frenk Rajkard ka vendosur në dhomat e zhveshjes së Barcelonës është përqendrimi: është e ndalaur të flasësh shumë për një ndeshje që nuk i përket asaj të rradhës dhe të bësh parashikime rezultatesh. Kalendari i klubit katalanas për këtë vit është shumë i ngjeshur.
Talenti dhe eksperienca
Pas triumfit europian të majit në Parsi, që ishte edhe klumi i dy sezoneve thuajse perfekte që i pa "blaugrana-sit të dominonin edhe në kampionatin spanjoll, Barcelona vendos në piatën e Ligës së Kampioneve për sezonin 2006-2007, lojtarë të talentuar të kombinuar me ata me përvojë. Kualitete që janë të aftë të mbrojnë titullin e kampionit të Europës, që qysh kurse ndryshoi formati i aktivitetit në vitin 1993, nuk ka mundur askush ta bëjë "bis".
Një zëvendësues për Larson
Në Europë, vitin e kaluar Barcelona pësoi nga kundërshtarët vetëm 5 gola, duke shënuar 24 të tillë. Të dhëna që joshin cdo staticien pas rezultatave të teknikut holandez. Në fakt i vetmja nevojë urgjente e ekipit spanjoll ishte gjetja e një zëvendësuesi të të larguartit Henrik Larson.
Më të fortë në mborjtje
Zgjedhja është bërë. Eidur Gudxonsen, ish-lojtar i Celsit është përshtatur shumë mirë në ambientin e "Kamp Nou". Ndërkohë që vija mbrojtësë është "betonuar" me përforcimet e Lilian Turam dhe Xhanluka Zambrotës nga Juventusi.
Shtimi i yjeve
Rajkard është i vetëdijshëm nga avantazhet që të ofron një grup i plotë, i nevojëshëm për të t'ia dalë nëj kalendari të ngjeshur, por njeh mirë edhe rëndësinë e lojtarëve që janë të gatshëm të mbulojnë shumë role. Mbërritja e Gudxhonson, Turam dhe Zambrotës e ka plotsuar më mirë mundësinë e një skuadre tashmë shumë fleksibile.
Rezultate përcaktuese
Për të tretin vit rresh, Barcelona do të takojë Celsin, por kësaj radhe nuk ishte e thënë që dy ekipet të takoheshin në fazën e eliminimeve direkte. Gazetarët kanë pohuar se dy titanët janë favoritët kryesorë për të dalë nga faza e grupeve, por rezultatet e tyre do të varen nga përballjet direkte me gjermanët e Verder Bremen dhe bullgarët e Levskit të Sofies.
Kërkimi i përfeksionit
"Gjëja më e rëndësishme është të kualifikohemi, dhe nëse është e mundur të dalim në vend të parë, - shpjegon Gudxhonsen. "Nuk do të luajmë vetëm kundër Celsit, por duhet të fitojmë pikët edhe me Verder Bremenin dhe Levskin. Duhet të luajmë cdo ndeshje në më të mirën e mundësive tona dhë t'i arrijmë t'i fitojmë të gjitha"
Përqendrimi te vetja
Edhe Ronaldino nuk e fsheh shqetësimin e tepërt të skuadrës së udhëhequr nga Hoze Murinjo, pasi janë ata që janë përballur me Barcelonën, sa herë që "blaugranasit" kanë kërkuar sukses. "E dinë të gjithë sa i fortë është Celsi, - thotë braziliani. "Ka një skuadër të fortë, që dhe më mbërritjne e lojtarëvë tjerë gjatë verës është forcuar akoma më shumë. Por sipas meje, nuk është mirë të përqendrohemi te skuadrat e tjera".
Përsëritja e sezonit të kaluar
Edhe pse sukseset janë të mëdha, në "Kamp Nou" nuk asnjë shënjë arrogance. Fitimi i disa trofeve ka nxitur më shumë lojtarët për të fituar të tjerë, që ashtu si tekniku i tyre Rajkard, janë të përqendruar për të përsëritur triumifin e sezonit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›