US Open, eliminohen tre pretendentë
Amerikani Rodik, fituesi i këtij turneu në vitin 2003 është mundur nga bashkëkombasi i tij Xhon Izner, i 55-ti në renditjen botërore. Ndeshja që zgjati rreth 4 orë, përfundoi 3-2 me sete për Izner, i cili në raundin e katërt do të përballet me spanjollin Fernando Verdasko, që mposhti 3-2 me sete gjermanin Tomi Hes.
Turneu amerikan ka humbur gjithashtu edhe dy tenistet ruse, numrin 1 të botës Dinara Safina dhe siberianen Maria Sharapova. Safina është mposhtur nga Petra Kvitova, e 72-ta në renditjen botërore. Tenistja çeke e ka fituar setin e parë me rezultatin 6-4, ndërkohë që në të dytin është thyer nga Safina. Në të dytin rusja arriti të shfrytëzojë mjaft mirë gabimet e kundërshtares, duke e çuar ndeshjen në set final. Por çekja Kvitova suprizoi të gjithë, duke mundur numrin 1 të botës e duke u kualifikuar për në raundin tjetër.
Ka përfunduar këtu edhe aventura e Sharapovës, kampionia e këtij turneu në vitin 2006. Siberiania është mundur nga 17- vjeçarja amerikane Melani Oudin, që fitoi 2-1 me sete. Vendimtar në këtë fitore të talentes amerikane ishin dhe 21 faullet e Sharapovës, rekord negativ ky i këtij turneu.
Ka kaluar në raundin tjetër zvicerani Roxher Federer, i cili ka humbur setin e parë, por ka mposhtur në tre të tjerët Lejton Hjuit, duke mbyllur të gjithë ndeshjen 3-1 në favor të tij.