Moto GP, fiton Rosi, Lorenco i dyti
“Doktori” u nis nga polpozishëni në garën e sotme dhe arriti të presë i pari vijën e finishit. Pas tij, me rreth 2.5 sekonda më shumë, përfundoi shoku i skuadrës dhe rivali më serioz për titull, spanjolli Horge Lorenco.
Piloti i Jamahas, Dani Pedroza u nis nga vendi i dytë, por gjatë garës u parakalua nga bashkëkombësi i tij tek Jamaha, Lorenco, duke e përfunduar garën në pistën e Mizanos në shkallën më të ulët të podiumit.
Pas rrëzimit një javë më parë në pistën e Indianapolisit, Vale Rosi rikthehet triumfues në garën e San Marinos, duke rikuperuar 5 pikë të vlefshme ndaj kundërshtarit direkt, Horge Lorenco.
Kur kanë mbetur edhe katër gara nga përfundimi i kampionatit botëror të Moto GP, Rosi udhëheq me 237 pikë, 30 më shumë se Horge Lorenco. Dyshja e Jamahas ndiqet në renditjen e përgjithshme për pilotë nga spanjolli i Hondës, Dani Pedroza me 157 pikë.