Bogdani: Objektivi ynë, të kënaqim tifozët
“Ndeshja me Danimarkën do të jetë shumë e vështirë për ne, kjo as që diskutohet dhe nuk do mend për t’u kuptuar. Danezët kryesojnë grupin tonë me meritë, kanë një skuadër tepër cilësore, shumë kompakte. Përveç kësaj, ata kërkojnë patjetër tri pikët, për të thënë se jo rastësisht janë në krye,”- tha Bogdani në konferencën e djeshme për shtyp.
Sulmuesi i Kievos shtoi se kombëtarja do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, pse jo duke arritur edhe një rezultat pozitiv. “Ne do të luajmë lirshëm, me synimin për të mos humbur, më së paku. Natyrisht, do të luajmë edhe për prestigj, me qëllimin kryesor për t’u dhuruar tifozëve tanë kënaqësi, e cila vjen përmes lojës së bukur dhe rezultatit pozitiv. Sa për veten time, do të kisha shumë dëshirë t’i shënoja sërish Danimarkës, si para pak vitesh, por në këtë ndeshje do të gëzohesha më shumë nëse fitonim. Do të ishte vërtet bukur sikur të arrinim një rezultat pozitiv. Pak rëndësi ka nëse do të shënoja unë, apo dikush tjetër,”- përfundoi bomberi kuqezi, Erjon Bogdani.