Amauri: Juventusi në të njëjtin nivel me Interin
Duke pritur një përgjigje përfundimtare pozitive nga kreu i federatës, Xhankarlo Abete për kombëtaren e Lipit, Amauri përqendrohet te Juventusi, i etiketuar si kundërshtari më serioz i Interit në Kampionat.
Skuadra e Ferrarës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me dy fitore në dy ndeshjet e para në Serinë A dhe italo-braziliani nuk e fsheh këtë. Përkundrazi, e thekson: “Këtë vit jemi në të njëjtin nivel me zikaltrit. Nga Ranieri te Ferrara kemi ndryshuar mënyrën e lojës dhe me Diegon kemi fituar më tepër cilësi në sulm.”
Amauri flet edhe për shokun e repartit, Del Piero, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë në dy ndeshjet e para të kampionatit: “Askush nuk e ka vendin e sigurt? Kjo është e drejtë, të gjithë duhet të japin më të mirën. Aleks ka pasur probleme dhe ata që kanë luajtur kanë treguar nivel të lartë. Për momentin ne jemi më mirë, ai po riaftësohet nga dëmtimet para ndeshjes ndaj Kievos.”
Por objektivi i këtij sezoni nuk është vetëm sfida ndaj Interit në kampionat. Është edhe Liga e Kampionëve dhe Amauri mezi pret të luajë në ndeshjet ndërkombëtare, edhe pse nuk ka ndonjë preferencë midis kampionatit dhe kupës: “Kampionatin apo Ligën e Kampionëve? Të dyja duhen fituar."
Këtë fundjavë vëmendja u zhvendos te kombëtaret, të cilat luajtën ndeshjet e radhës për kualifikueset e Kampionatit Botëror të vitit 2010. Menjëherë biseda shkon te kombëtarja e Lipit, e cila shumë shpejt mund të mbështetet te shërbimet e Amaurit në repartin e sulmit: “Unë në Afrikën e Jugut? Shpresojmë... Gjithçka varet nga presidenti i federatës. Nëse do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm? Ndoshta mund të ndodhë edhe më parë dhe nëse do të kishte një grumbullim të kombëtares italiane, do të ishte një nder i madh të vishja këtë fanellë.”