E Diel, 1 Nëntor 2026

US Open tenistja humbet ndjenjat ne fushe

Victoria Azarenka eshte rrezuar ne fushe dhe eshte derguar menjehere ne spital per te marre ndihmen mjekesore gjate ndeshjes se saj te pare kunder argjentinases Gisela Dulko. Numri 10 ne renditjen boterore e veshur me te zeza ne nje temperature rreth 32 grade celcius eshte keputur ne fushe ne kohen kur po fitonte 5-1 raundin e dyte ne Grandstand court. 21-vjecarja ka marre ndihmen mjekesore ne fushe perpara se te largohej ne nje karrige me rrota per tu trajtuar ne spital ku ajo u diagnostikua me nje traume te lehte.

Shkaku i kesaj gjendje ishte se Azarenka kishte goditur koken ne palester para ndeshjes gje te cilen tenistja bjelloruse e ka pranuar vete. Po beja nxehjen ne palester perpara ndeshjes kunder Gisela Dulkos dhe u rrezova gjate vrapimit duke perplasur koken dhe vrare krahun. U kontrollova nga stafi mjekesor perpara se te hyja ne fushe por u ndjeva me keq gjate lojes duke patur veshtiresi edhe ne shikim dhe u ndjeva e dobet perpara se te rrezohesha ka sqaruar Azarenka ne komunikate per shtyp. Ky incident ka qene ne fakt ne qender te vemendjes ne US Open por per fat ka kaluar pa pasoja te renda.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›