E Diel, 1 Nëntor 2026

Van der Vaart blerja e minutes se fundit

Mbyllja e merkatos ka sjelle edhe transferimin surprize te mesfushorit te Real Madrid Rafael Van Der Vaart tek Tottenham Hotspur. Klubi anglez e ka zyrtarizuar transferimin ne faqen e tyre te internetit duke i shtuar keshtu nje pedine teper te rendesishme skuadres qe ne kete sezon te Premier League synon titullin kampion. 27-vjecari pjesetar i Hollandes ne Kupen e Botes Afrike e Jugut 2010 ishte shume prane kalimit tek Bayern Munich por ne momentin qe akordi u prish kane qene teper te shpejte Spurs qe levizen per te vetem nje ore perpara mbylljes se merkatos.

Van der Vaart e ka filluar karriern me Ajax Amsterdam ku spikati si nje nga talentet e medha te futbollit europian e me pas transferimi tek Real nga Hamburgu ne 2008 pritej qe te sillte shperthimin e lojtarit. Nuk ndodhi keshtu sepse holandezi u la ne pankine me ardhjen e Kaka nga Milan vitin e kaluar keshtu qe me Totenham Van der Vaart kerkon ti jap nje tjeter drejtim karrieres se tij.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›