E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID: Partitë kanë bërë presion ndaj shoqërisë civile

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në raportin e saj për qëndrueshmërinë e shoqërive civile në Shqipëri thekson se ka patur raste kur partitë kanë bërë presion ndaj shoqërisë civile ndërsa ka kërkuar forcimin e legjislacionit që të parandalohen presione të tilla.
 

Më tej në raportin e tij, USAID ka theksuar se zëri i shoqërisë civile nuk është dëgjuar, vetëm në rastet kur kanë ndërhyrë ndërkombëtarët .
Në raportin e e saj, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar thekson se shoqëria civile është e angazhuar për çështjet shqetësuese për publikun pavarësisht mjedisit politik konfliktual.
 

Sipas USAID-it mungon angazhimi i komunitetit në mbështetje të shoqërisë civile duke shtuar se komuniteti dëgjon problemet që ngre politika dhe jo ato që ngre shoqëria civile.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›