E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU apel konsumatorëve: Kujdes me ushqimet

Agjensia Kombëtare e Ushqimit u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të bëjnë kujdes me mallrat jashtë standardeve, si dhe të mos blejnë produkte shtazore ose nënprodukte të mishit gjatë aksit Fushë- Krujë-Lezhë.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i AKU-së, Genc Juka bëri me dije rezultatet e inspektimit të muajve janar- qershor, ku janë krye 14 mijë inspektime.

Juka tha se janë marrë 108 masa administrative si dhe janë asgjësuar 34 ton produkte ushqimore jashtë standardeve të lejuara.

Pjesa më e madhe e masave administrative janë marrë ndaj subjekteve që tregtojnë produkte jashtë standardeve dhe produkte që u ka kaluar data e skadencës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›