Osmani në Prishtinë

Shemsi Osmani është përforcimi i parë i FC Prishtinës për sezonin e ri. Mesfushori prishtinas të mërkurën ka nënshkruar kontratë trevjeçare me bardhekaltrit. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i prishtinasve, Afrim Muçiqi.
“Sot arritëm marrëveshje me Shemsi Osmanin, i cili nënshkroi me ne për tri vjet”, tha ai. Muçiqi shtoi se afër arritjes së marrëveshjes me prishtinasit është edhe mesfushori tjetër Leutrim Beqiri, i cili ka luajtur te Fushë Kosova.
Ai pritet të nënshkruajë po ashtu kontratë trevjeçare. “Siç po shihet, politikë e Prishtinës është që të transferojë futbollistë të rinj. Ne kemi një mesatare të lojtarëve prej 20.5 vjetësh, të cilën nuk e ka asnjë ekip kosovar e ndoshta as ballkanas”, vazhdoi Muçiqi, sipas të cilit ka edhe futbollistë të tjerë kosovarë që dëshirojnë dhe e kanë shprehur dëshirën të luajnë për Prishtinën.
Nënkryetari i Prishtinës paralajmëroi se gjatë verës bardhekaltrit do të përforcohen edhe me futbollistë të tjerë.