E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencetaret e CERN kapin antimaterien

Shkencetaret ne Organizaten Evropiane per Kerkime Berthamore CERN kane thene se ia kane dale te krijojne nje atom te antihidrogjenit dhe pastaj e kane bllokuar ne kohe te mjaftueshme...

Nje ekip nderkombetar i shkencetareve pretendojne se kane kapur per here te pare atomin e pare te antimateries.

Shkencetaret ne Organizaten Evropiane per Kerkime Berthamore CERN kane thene se ia kane dale te krijojne nje atom te antihidrogjenit dhe pastaj e kane bllokuar ne kohe te mjaftueshme per ta studiuar ne laborator.

Ata kane thene se ky eshte nje zbulim i madh ne zgjidhjen e nje prej mistereve me te medha ne fizike pse bota jone eshte e perbere vetem nga materia dhe jo nga antimateria.

Fizikanet moderne thone se antimateria eshte krijuar ne sasi te njejte si materia ne momentin e Bing-Bengut i cili krijoi universin. Por qe nga ajo kohe antimateria duket se eshte zhdukur nga universi.

Shkencetaret ka kohe qe kane mundur te krijojne antimaterien por jo edhe ta kapin ate per ta studiuar sepse antimateria dhe materia kur vihen ne kontakt me njera-tjetren asgjesohen.

Kunderlenda ose antimateria eshte lenda e perbere nga kundergrimcat e permbajtura ne lenden normale. Megjithese disa kundergrimca gjenden kudo atome nga kunderlenda nuk ndeshen ne natyre. Kunderlenda krijohet ne pershpejtuesat e grimcave. Nese nje grimce dhe kundergrimca e saj bien ne kontakt me njera tjetren ato asgjesohen qe do te thote se shnderrohen ne grimca te kunderta me energji te njejte duke u bazuar ne ekuacionin e Ajnshtajnit e = mcsup2. Si rezultat peson nje vershim i larte e i menjehershem i fotoneve rrezeve gama apo cifteve te tjera grimca-kundergrimca. Per shkak se energjia e mbyllur ne masen e grimcave eshte shume e madhe fotonet apo grimcat ndezese jane te mbushura me nje mase te madhe te energjise e barabarte me dallimin ne mes energjise mbetese te produkteve te asgjesimit dhe te energjise mbetese te cifteve tjera grimca-antigrimca.

Kunderlenda apo antimateria nuk gjendet normalisht ne toke pervec sasive te vogla e shume jeteshkurtra qe zhduken menjehere si pasoje e prishjes radioaktive dhe valeve kozmike. Kjo per shkak se kunderlenda qe gjendet ne toke jashte vendeve te pershtatshme e te mbyllura ne laboratoret e fizikes do te takohej pashmangshmerisht me lenden e zakonshme me te cilen perbehet toka dhe kesisoj do te asgjesohej. Kundergrimcat dhe pak kunderlende e qendrueshme si ajo e antihidrogjenit mund te krijohet ne sasi te vogla ne laborator por ne sasi te pamjaftueshme per te deshmuar me shume se disa vecori teorike te saj.

Sipas fizikes materia dhe antimateria eshte dashur te prodhohet ne sasi te njejte ne kohen e Big-Bengut kur eshte krijuar kozmosi yne para 14 .7 miliarde viteve prej nje shperthimi masiv te materies me densitet pothuajse infinit te madh mirepo sipas vrojtimeve kozmosi eshte i perbere vetem prej materies per cka shkenca mundohet te gjeje sqarim se ku ka mbetur antimateria apo pse natyra preferoi materien ndaj antimateries

Gjithashtu ne LHC do te mundohen te zbulojne edhe grimcat ose fenomenet qe jane pergjegjese per materien e zeze grimcat supersimetrike. Sipas vrojtimeve astronomike eshte deshmuar se universi. i cili shihet yjet galaktikat kvazaret vrimat e zeza etj perbejne vetem 4 te mases totale te kozmosit derisa materia e zeze perben 23 te mases se universit.

Nderkaq 3 te universit perbehet prej energjise se zeze energjia dhe masa jane nje dhe njera shnderrohet ne tjetren sipas formules se Ajnshtajnit E=mc2. Shkenca deri sot nuk ka as ide se cka mundet me qene materia e zeze apo energjia e zeze dyshohet ne disa grimca por asgje nuk ka ne kete drejtim. Energjia e zeze e cila eshte e shperndare ne menyre homogjene ne kozmos eshte pergjegjese per nxitimin e ekspansionit te trupave qiellore dhe universit qe ne njohim.

LHC Large Hadron Collider eshte nje nga eksperimentet shkencore me te kushtueshme te te gjitha koherave. Nje arritje teknologjike e races njerezore qe do ti lejoje kuptimin me te plote te pyetjeve thelbesore mbi universin. Ndertimi i tij kushtoi rreth 7.5 miliarde euro dhe vuri ne prove te gjithe kapacitetet inxhinierike dhe shkencore te njeriut. Kostoja e larte e nje eksperimenti te tille beri qe kusheriri i tij amerikan SSC te anulohej ne vitin 1993. Kongresi amerikan e anuloi kete projekt me justifikimin se kostoja e tij ishte shume e larte rezultatet e paqarta dhe se Amerika nuk kishte me cte provonte per supermacine e saj ndaj Bashkimit Sovjetik. Eumlshte tragjikomike te mendosh se nje projekt i tille u anulua per pune kostosh nderkohe qe per 15 vjet SHBA vazhdoi te shpenzoje ne menyre te pamatur ne cdo aspekt tjeter.

Pas ketij anulimi topin e mori Evropa e cila vendosi te financoje nje projekt me te njejtin qellim tu pergjigjet pyetjeve thelbesore mbi krijimin e universit tone. Nje Evrope e Bashkuar ne hapat e saj te pare viti me projekte te medha dhe qe do te theksoje rendesine e saj ne rang boteror. Edhe pse kostoja e ketij projekti eshte me te vertete kolosale frytet e tij jane po aq kolosale.

Pas krijimit te mini-Big Bangut ne Large Hadron Collider shkencetaret CERN kane arritur tashme nje tjeter rezultatet rekord ne fushen e fizikes kuantike. Kete here ne Gjeneve ishin ne gjendje te krijojne 38 atomet e antimateries dhe ti izolojne per nje fraksion sekonde.

Sipas modelit standard te fizikes kuantike cdo grimce elementare e materies proton neutron elektron ka te bashkevlefshmen e saj ne boten e antimateries me ngarkese dhe spin te anasjelle. Per shembull elektronit i korrespondon pozitroni thermije qe rrotullohet rreth atomit por me ngarkese pozitive. E njejta gje ndodh per antiprotonin te anasjelltin e protonit qe ka nje ngarkese negative dhe qe eshte i vendosur ne berthamen e antiatomit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›