USAID ndihmon permiresimin e konkurrueshmerise ne industrine e fasoneve

Shkoder 16 shtator NOA - Kompanite e prodhimit te veshjeve dhe te kepuceve ne rajonin e Shkodres moren pjese ne seminarin e pare te USAID-it i cili ndihmon ne rritjen e cilesise se produkteve te ketyre kompanive.
Pergjate shtatorit dhe tetorit USAID-i do te mbeshtese 12 seminare me prodhuesit shqiptare me te suksesshem ne sektorin e prodhimit te veshjeve dhe te kepuceve me qellim permiresimin e konkurrueshmerise dhe rritjes se nivelit te eksporteve.
Inxhinieri specialist ne industrine e prodhimit te veshjeve Haycok qe drejton keto seminare tha per prodhuesit se Shume ne sektorin tone besojne ne legjenden qe per te permiresuar prodhueshmerine mjafton te detyrojne punetoret te punojne me shume.
Ne fakt sipas tij 80 perqind e arsyeve per nje nivel te ulet prodhueshmerie vijne nga pergjegjesia e menaxhimit.
Sipas te dhenave industria shqiptare e prodhimit te veshjeve realizon rreth 27perqind te eksporteve te vendit dhe puneson me shume se 40 000 punetore.
Drejtori i Misionit te USAID-it Joseph Williams pranoi se USAID-i po punon ne kete sektor per shkak te mundesive per rritjen e shitjeve te kompanive dhe krijimin e me shume vendeve te reja pune per shqiptaret qe ofron ai.
Sipas Williams e rendesishme per ekonomine shqiptare eshte qe te kete industri dhe kompani te cilat zhvillojne standarde te larta te cilesise dhe qe jane konkurrente te forta ne tregjet kombetare dhe nderkombetare.
Keto seminare do te pajisin drejtuesit dhe menaxheret e ndermarrjeve me mjete e metoda praktike qe te permiresojne prodhueshmerine.
Ata do te tregojne si ndertohen sistemet e menaxhimit dhe kontrollit te cilesise qe jane te nevojshme per te arritur objektivat e prodhimit efektiv dhe per uljen e kostove te prodhimit.
Perpos pjesemarrjes ne seminaret e produktivitetit shtate kompani shqiptare te sektorit te prodhimit te veshjeve po perfitojne drejtpersedrejti nga asistenca teknike me qellim krijimin e shembujve me te mire te ndermarrjeve me prodhueshmerise se larte.
Ne muajt e ardhshem USAID-i do ti ndihmoje keto kompani te zhvillojne faqe interneti dhe materiale marketingu profesionale si dhe do ti mbeshtese te arrijne rezultate sa me te larta nga takimet me partnere te mundshem biznesi.
Ne muajin gusht USAID-i mbeshteti nente menaxhere prodhimi dhe marketingu nga kater kompanite me te suksesshme shqiptare per te marre pjese ne Panairin Nderkombetar te Modes ne Kopenhagen te Danimarkes ku u realizuan afro 40 takime me bleres te mundshem disa prej te cileve po planifikojne te vizitojne Shqiperine per takime vijuese ne te ardhmen e afert.
Seminaret e USAID-it mbi prodhueshmerine u mundesuan me mbeshtetjen dhe bashkepunimin e Dhomes se Fasonisteve te Shqiperise dhe Dhomes Kombetare te Prodhuesve te Veshjeve dhe Kepuceve.
mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/30608-usaid-ndihmon-permiresimin-e-konkurrueshmerise-ne-industrine-e-fasoneve-titleUSAID ndihmon permiresimin e konkurrueshmerise ne industrine e fasoneve theme blue nickagjencianoa