E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja nga luhatjet e kursit valutor rregullore e posacme per klientet e bankave



Ervin KOCI

Klientet e bankave private qe kane marre kredi ne valute tani do te jene me te mbrojtur nga luhatjet e kursit valutor. Bankat e nivelit te dyte jane te detyruara qe te krijojne nje fond rezerve ne valute me qellim qe te nderhyjne per te mos pesuar goditje nga luhatjet e menjehershme te tregut te cilat rendojne ne xhemat e klienteve. Bankat duhet te marrin masa deri ne nentor per te miratuar procedua ose rregullore te brendshme per administrimin e rrezikut nga kursi i kembimit gje qe do te thote se duhet te jene te vemendshme cdo dite nga ndryshimi i kursit valutor. Kjo behet kryesisht per te siguruar mbrojtje ndaj klienteve te tyre qe kane marre kredi ne monedhe te huaj. Me anen e nje rregulloreje te re e cila eshte miratuar nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise dhe qe hyri ne fuqi me 21 gusht te ketij viti percaktohen rregullat dhe kriteret per llogaritjen raportimin dhe mbikeqyrjen e pozicioneve te hapura valutore te bankave. Bankat e nivelit te dyte duhet te plotesojne dhe dorezojne ne BSH-e ne fund te cdo muaji formularet perkates te kesaj rregulloreje si pjese e Sistemit Raportues te Unifikuar. Departamenti i Mbikeqyrjes se BSH-se ne cdo rast qe e gjykon te arsyeshme ka te drejte te kerkoje nga bankat ndryshime ne permbajtjen dhe ne shpeshtesine e raportimit.

Rreziqet
Bankat duhet te vleresojne dhe monitorojne rrezikun e kursit te kembimit cdo dite. Sipas rregullores se re qe percakton me detaje se cili duhet te jete pozicioni total neto i hapur valutor i bankes theksohet se ne fund te cdo dite pune nuk duhet te kaloje 30 per qind te kapitalit te saj rregullator. Pozicioni neto i hapur valutor i bankes ne cdo monedhe te huaj dhe/ose ne ar ne fund te cdo dite pune nuk duhet te kaloje 20 per qind te kapitalit te saj rregullator. Banka krijon sistemin e administrimit te rrezikut te kursit te kembimit ndaj te cilit ajo ekspozohet gjate ushtrimit te veprimtarise se saj me qellim identifikimin matjen monitorimin dhe kontrollin e ketij rreziku. Banka harton politika dhe procedura te nevojshme per administrimin e rrezikut te kursit te kembimit - theksohet ne rregullore. Politika per administrimin e rrezikut nga kursi i kembimit duhet te jete ne perputhje me natyren qellimin tipin dhe kompleksitetin e veprimtarive ne monedhe te huaj te cilat banka i kryen ose planifikon ti kryeje.

Detyrimet
Bankat e nivelit te dyte detyrohen te njoftojne menjehere ne BSH-ne per cdo rast te tejkalimit te kufizimeve te lejueshme te pozicionit/eve te hapur/a valutor/e sipas nenit 6 te kesaj rregulloreje. Me kete njoftim banka i paraqet BSH-se kohen dhe masat e nevojshme per rivendosjen e pozicioneve te hapura valutore brenda kufijve te lejueshem.
Shuma e te gjitha pozicioneve neto te hapura valutore ne shitje e shprehur ne leke perfaqeson pozicionin total neto te hapur valutor ne shitje. Vlera me e madhe midis pozicionit total neto te hapur valutor ne blerje dhe pozicionit total neto te hapur valutor ne shitje perfaqeson pozicionin total neto te hapur valutor te bankes ose ndryshe ekspozimin e pergjithshem te bankes ndaj rrezikut te kursit te kembimit.

Licenca 3G Kompanite Po krijohet monopol

Kompanite celulare kundershtojne njezeri vendimin e qeverise per te dhene vetem nje autorizim per ofrimin e sherbimit te ri per internet me shpejtesi te larte permes teknologjise 3G. Drejtuesit me te larte te kater operatoreve thone se ky sherbim do te shnderrohet ne monopol. Nese ju kujtohet para disa vitesh ne patem nje konflikt me Autoritetin e Konkurrences. Pretendimi i tyre ishte se ne treg ishte krijuar nje situate monopol edhe pse behej fjale per nje sherbim qe e ofronin dy kompani te ndryshme qe konkurronin me njera-tjetren. Tani do ishte me interes te pyetej autoriteti se kjo situate kur sherbimin treg do e ofroje vetem nje kompani ca quhet Do ishte me vend tia benim kete pyetje Autoritetit qe te na jape edhe nje perkufizim per monopolin- thote Stefanos Oktapodas drejtor ekzekutiv i AMC-se. Pervec se ka vendosur te jape vetem nje licence qeveria ka vene si barriere ne tender cmimin dysheme 12.5 milione euro. Operatoret thone se kostot e kesaj strategjie do te bien te gjitha mbi qytetaret. Teknologjia 3G eshte nje brez standardesh ne industrine e telefonise se levizshme e cila krijon mundesine e sherbimeve te reja. Ne vendet e tjera europiane teknologjia 3G ka hyre prej me shume se dhjete vjetesh dhe sot jane duke perdorur nje teknologji edhe me te avancuar ate 4G.

Interesat bankare
Perditesimi i fundit 15.09.2010
TRIBID Interesi i kerkuar per pranimin e depozitave
o/n njeditor 4.41
12M 12-mujor 6.73
6M 6-mujor 6.15
3M 3-mujor 5.39
1M 1-mujor 5.09
1E njejavor 4.79
TRIBOR Interesi i ofruar per vendosjen e depozitave
1M 1-mujor 6.85
1E njejavor 6.21
o/n njeditor 6.08
12M 12-mujor 8.41
6M 6-mujor 7.66
3M 3-mujor 7.20

17 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›