E Diel, 1 Nëntor 2026

Karburanti pa oktan te gjitha subjektet tregtuese abuzojne me cilesine



Ervin KOCI

Deri tani te gjitha subjektet e tregtimit me pakice te hidrokarbureve ne vend kane abuzuar ne kurriz te konsumatoreve. Cilesia e karburanteve ne vend le mjafte per te deshiruar dhe kjo konstatohet sapo e furnizon automjetin me karburant ne Mal te Zi ose ne Maqedoni ku edhe cmimi per liter eshte me i lire. Por duke filluar nga 1 janari i vitit qe vjen ne tregun e karburanteve do te ndalohet shitja e naftes 350 ppm me ndotje te larte ambienti dhe demtime per makinen. Sipas urdhrit te leshuar keto dite nga Inspektorati Qendror Teknik qe varet nga Ministria e Ekonomise ne treg do te shitet nje standard i ri nafte 10 ppm qe ndot me pak ruan makinen por qe kushton me shume per shkak te cilesise. Urdhri i IQT-se vjen ne kuader te vendimit te qeverise date 21 mars 2007 sipas se ciles brenda vitit 2011 parametrat e naftes do te vijne drejt permiresimit ku nga 2000 ppm qe ishte gradualisht te ulej deri ne 10 ppm qe ndryshe quhet nafte eruo-diezel ose D1. Referuar portalit per tregun e naftes karburant.com me ndryshimin e standardeve dhe me vendosjen e kufirit te ri konsumatoret dhe drejtuesit e makinave do te perdorin nje lloj nafte qe permban 35 here me pak squfur se ai aktuali.

Cilesia
Cilesia e re e naftes nuk vlen vetem per mjetet e transportit por edhe per gjeneratoret aq shume te perdorur ne vend ne rastet e mungesave te dritave sidomos nga biznesi. VKM-ja nr.147 date 21.03.2007 percaktonte qarte ndryshimet e perqindjes se squfurit sipas viteve ne vazhdim Nga data 1 janar 2009 permbajtja e squfurit ne lenden djegese per motoret diezel nuk lejohet te kaloje 350 mg/kg ose ppm dhe nga data 1 janar 2011 permbajtja e squfurit ne lenden djegese per motoret diezel nuk lejohet te kaloje 10 mg/kg ose ppm. Gjithashtu ne kete vendim theksohet se nafta duhet te plotesoje kerkesat e standardit shqiptar SSH EN 590 ose te standardeve te tjera te barasvlefshme me te. Ndersa ne Shqiperi nafta 10 ppm do te jete e detyrueshme per tregtim me 1 janar 2011 ne Bashkimin Europian kjo nafte ka filluar te qarkulloje qe me 1 janar te vitit 2009 me detyrim per te gjithe vendet anetare. Per Shqiperine u be nje perjashtim dyvjecar per shkak te disa faktoreve qe lidheshin me pamundesine e prodhimit vendas per ta arritur kete standard brenda afatit dhe fuqia blerese akoma e ulet e shqiptareve per shkak se nafta 10 ppm eshte me e shtrenjte se nafta 350 ppm rreth 7 leke ose 5 per qind me teper.

Gjobat
IQT-ja gjate tre muajve te fundit ka vendosur 80 gjoba per subjektet qe tregtojne karburante jashte cilesise. Kryetari i Inspektoratit Ardian Dautaj tha se grupet e inspektimit te IQT-se kane ushtruar gjate ketyre tre muajve rreth 2000 kontrolle dhe i kane propozuar Ministrise se Ekonomise heqjen e licences per 16 subjekte te cilat nuk plotesonin kushtet e tregtimit te karburantit dhe te gazit te lengshem. Sipas tij gjate kesaj periudhe nuk jane ushtruar me kontrolle individuale te inspektoreve ne njesite e tregtimit si te naftes dhe te gazit te lengshem por me grupe inspektoresh. Dautaj tha se IQT-e po merr masa te vazhdueshme per ndergjegjesimin e te gjitha subjekteve qe abuzojne me cilesine e karburantit.

BOX///////////////////////////
Akciza e karburanteve mbushin buxhetin e shtetit

Ne vitin 2009 te ardhurat nga akcizat e karburanteve ishin rreth 21 miliarde e 300 milione leke duke zene 65 per qind te totalit me nje rritje gati 0.7 per qind krahasuar me vitin 2008. Te dhenat publikohen te detajuara nga Ministria e Financave permes buxhetit faktik qe pritet te miratohet keto dite ne Parlament. Vihet ne dukje nga ekspertet e financave se ka nje ulje te ardhurash nga karburantet e importuara 6 per qind ose 1.1 miliarde leke me pak se 2008-a. Kjo ulje ka ndikuar pozitivisht per tregun vendas prodhimi i te cilit ka siguruar per buxhetin e shtetit 1.2 miliarde leke me shume te ardhura me nje rritje rekord per 52 per qind. Karburantet e zhdoganuara per periudhen kane qene 428.8 mije tone me nje renie 1.8 per qind kundrejt nje viti me pare. Renie te ndjeshme te zhdoganimit te karburantit ka pasur ne muajt e fundit te vitit 2009 duke nisur nga shtatori krahasuar me periudhat e kaluara. Sipas Ministrise se Financave renia e zhdoganimeve erdhi si pasoje e ndryshimit te nivelit te akcizes e cila nga 75 per qind e vleres detyrimi u be fikse 37 leke per liter duke eliminuar efektin e cmimit mbi te ardhurat nga kjo takse.

Shqiperia marreveshje me Suedine per menaxhimin e pyjeve

Zhvillimi i sektorit te pyjeve eshte nje nga sfidat kryesore te Ministrise se Mjedisit. Vecanerisht ne momentin qe ato po kalojne ne pronesi te pushtetit vendor kerkohet nje fuqizim i kapaciteteve per komunat e perzgjedhura qe ato te miremenaxhojne siperfaqet pyjore. Kjo ka qene deklarata qe ka bere ministri i Mjedisit Fatmir Mediu pas nenshkrimit te nje marreveshje mirekuptimi me Agjencine suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim Nderkombetar si dhe organizaten holandeze per zhvillim ne sektorin e pyjeve. Memorandumi ka te beje me mbeshtetjen qe ne i japim sidomos strukturave te pushtetit lokal per menaxhimin dhe mbrojtjen qe ato duhet ti bejne pyjeve qe jane transferuar tashme apo do te transferohen drejt pushtetit lokal per te rritur pergjegjesite e tyre kualitetin e tyre ne kuptimin e drejte te marredhenieve me pyjet dhe menaxhimin e tyre- tha ministri i Mjedisit. Mediu. Fuqizimi i pyjeve komunale ne Shqiperi do te mbeshtese zbatimin e strategjise per zhvillimin e sektorit pyjor ne vend qe perben nje siperfaqe prej 50 te territorit te vendit.

Linja e interkonjeksionit Tirane-Podgorice drejt perfundimit

Po shkon drejt fundit ndertimi i linjes se interkonjeksionit Tirane-Podgorice me te cilen zgjidhet perfundimisht problemet teknike te eksportit dhe importit te energjise elektrike. Drejtori i Operatorit te Sistemit te Transmetimit Sokol Ramadani tha se po punohet per shpronesimet e disa banesave ne Kamez qe perbejne edhe problemin e fundit ne implementimin e projektit. Jemi drejt fundit ne perpjekjet tona bashke me ALUIZNI-n per te zgjidhur problemin ne nje zone ne Tirane. Besoj se do ta kryejme shpejt edhe linjen me Podgoricen- tha Ramadani. Ndertimi i kesaj linje nisja e punes per nje lidhje te ngjashme me Kosoven perfundimi i qendres se re dispecer si edhe i projektit te lidhjes on-line te nenstacioneve me kete qender e kthejne sistemin e transmetimit ne standard evropian. Kjo e mbyll qarkun per te qene pjese e plote e sistemit europian ne lidhje me transmetimin e energjise elektrike- tha Ramadani. Linja e interkonjeksionit Tirane-Podgorice eshte investimi me i madh aktual ne sistemin e transmetimit. Per ndertimin e saj jane investuar rreth 35 milion euro nje kredi kjo e marre nga banka gjermane KfW.

17 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›