Fakulteti i Gjuhëve të Huaja pajiset me një qendër aftësimi për gjuhën angleze
British Council, investon 50 mijë paund
Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë tashmë një Qendër të rikonstruktuar të informimit dhe aftësimit për gjuhën angleze. Pranë këtij fakulteti u organizua sot ceremonia e hapjes së kësaj qendre, rikonstruksioni i të cilës i ka kushtuar British Council (Konsullatës Britanike) rreth 50 mijë paund. Ky investim i British Council ka përfshirë rindërtimin e ambienteve të brendshme, mobilimin dhe pajisjen me materiale mësimdhënie për pedagogët dhe studentët jo vetëm të departamentit të gjuhës angleze, por për të gjithë studentët e këtij fakulteti. Një koleksioni egzistues literature i janë shtuar falë kësaj ndërhyrjeje rreth 700 tituj librash, një koleksion prej 11 tituj periodikësh të ndryshëm, materiale audiovizive, etj që përfaqësojnë më të mirën e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të përmirësimeve cilësore si në të mësuarin ashtu edhe në të nxënin e gjuhës angleze. Kjo mbështetje në literaturë do të vazhdojë t’i ofrohet fakultetit në tre vitet e ardhshme. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës tha se ”krijimi i një laboratori kompjuterik në këtë qëndër zgjeruan mundësitë e pedagogëve dhe studentëve për akses në metodat dhe burimet më të avancuara të studimit dhe kërkimit, shumë prej tyre të dizenjuara e të prodhuara po nga British Council”. British Council është organizata e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore. Kjo konsullatë ka zyra në 110 vende në të gjithë botën dhe punojmë për të ndërtuar besim dhe mirëkuptim midis Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera. Në të gjithë botën British Council punon që çdo nxënës e mësues i gjuhës angleze të ketë akses në shërbimet më cilësore për të mundësuar mësimdhënie të suksesshme, pasi mësimi i gjuhës angleze ofron mundësi fantastike për të ndryshuar jetën e njerëzve, hap dyert për botë të reja që do të ishin të paaritshme në të kundërtën. Në Shqipëri, British Council mbështet kryesisht mësuesit e gjuhës angleze duke ju vënë në dispozicion produkte cilësore dhe duke i përfshirë në projekte të ndryshme që synojnë përmirësimin e standarteve në punën e tyre.
...