E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT ndertimet po pushtojne fakultetet

Shqetesimi Prane Institutit te Fizikes Berthamore nuk duhet te kete ndertesa banimi rrezikohen qytetaret


Prane Institutit te Fizikes Berthamore nuk duhet te kete asnje ndertese - thuhet ne nje vendim te Keshillit te Ministrave te vitit 1971. Nje vendim i tille eshte marre per te mbrojtur jeten e qytetareve plot 40 vite me pare dhe fakti qe asnje qeveri nuk e ka nderruar per kater dekada ka treguar se vertete jetesa prane nje qendre berthamore eshte e veshtire.


Problemin e ka sjelle ne vemendjen e publikut vete rektori Universitetit te Tiranes Dhori Kule. Kjo zone duhet te jete 150 metra larg Institutit te Fizikes Berthamore. Oborri po ndertohet dhe po jepet leje ndertimi per pallate prane shtepive. Kjo zone eshte Fukushima e Tiranes - ka deklaruar Kule. Rektori ngre shqetesimin per Qendren e Fizikes Berthamore e cila realisht perben nje rrezik te madh per qytetin e Tiranes aq sa Prof.


Kule e ka krahasuar me nje Fukushima te vogel ne Tirane. Sipas tij prane kesaj qendre jane ndertuar ndertesa banimi ne menyre abuzive duke shkelur edhe ligjet ne fuqi ku citoi Vendimi i Keshillit te Ministrave te dates 27.05.1971 i cili kerkon qe ne nje rreze prej 150 metrash te mos kete asnje ndertim banimi.


Realisht qendra e Fizikes Berthamore perben nje rrezik shume te larte dhe kerkon vemendje te menjehershme. Kete e tregon edhe interesi i vecante i Ambasades Amerikane ne lidhje me sigurine e kesaj qendre - tha Rektori.


Por problemet me ndertimet qe kane pushtuar ambientet e Universitetit te Tiranes nuk mbarojne me kaq. Kule ka renditur nje sere fakultetesh hapesirat e te cilave jane cunguar nga ndertimet qe jane bere prane ose ne oborrin e tyre. Ne Fakultetin e Shkencave te Natyres laboratoret jane nxjerre jashte perdorimit pasi dritaret nuk mund te hapen per shkak te ndertesave qe ndodhen prane.


Ne kete fakultet eshte per tu permendur edhe fakti qe investimet per kete fakultet brenda territorit te tij jane pezulluar per shkak te mosdhenies se lejeve te ndertimit nderkohe qe perreth ndertohen pallate shumekateshe - u shpreh Kreu i universitetit me te madh ne vend.


Por ne te njejten gjendje ndodhet edhe Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtesise te cilat jane te rrethuara nga ndertimet 3 ose 4 here me te larta se godinat e fakulteteve ku ne shume raste distanca midis tyre eshte vetem pak metra. Ne Fakultetin e Histori-Filologjise brenda territorit te ketij fakulteti jane ndertuar objekte private qe kane penguar zhvillimin potencial infrastrukturor te Fakultetit te Histori-Filologjise dhe Fakultetit te Gjuheve te Huaja.


Nje rast tjeter flagrant eshte Fakulteti i Ekonomise ku brenda oborrit te tij tentohen te ndertohen ndertime te subjekteve private te cilat nxjerrin jashte funksionit oborrin e ketij fakulteti dhe pengojne zhvillimin potencial infrastrukturor te tij.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›