Ua caktojnë kaloritë

Dokumenti i përpiluar në vitin 2008, kur Izraeli ashpërsoi bllokadën e Rripit të Gazës, sepse banorët e atjeshëm votuan për lëvizjen Hamas, parasheh që një banor i Gazës duhet të konsumojë 2,279 kalori në ditë, sepse kështu sugjeron edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).
Këto rregulla u pezulluan pas 31 majit 2010, kur, shkaku i presioneve ndërkombëtare u zbutë bllokada e Gazës, dhe pasi Izraeli kreu një sulm vdekjeprurës ndaj anijeve që po bartnin ndihma humanitare për Gazën.
Edhe pse në raport thuhet se, bazuar në tabelën e kalorive të nevojshme ditore për palestinezët e Gazës, Izraeli asokohe sugjeronte hyrjen ditore të 106 kamionëve me ushqim, ilaçe dhe artikuj tjerë ditorë, por forcat izraelite lejonin hyrjen në Gazë të vetëm 67 kamionëve, thuhet në një raport të OJQ’së izraelite Gisha, e cila udhëhoqi një betejë juridike për lejimin e lëvizjes së lirë të palestinezëve.
Nga ana tjetër, edhe koordinatori i aktiviteteve qeveritare në zonat palestineze, pohon se sugjerimet e propozuara nuk u aplikuan asnjëherë.