E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, gjykata shpall fajtor ish-presidentin Chirac

Një gjykatë franceze i ka dhënë ish-presidentit Jacques Chirac një dënim dyvjecar të pezulluar me burg, për keqpërdorim të fondeve publike dhe për abuzim me anë të detyrës.

Zoti Chirac, 79 vjec, nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin për shkak të gjendjes shëndetësore, por mohoi të ketë keqpërdoruar postin e tij.

President nga viti 1995 deri në vitin 2007, Chirac doli si i pandehur në gjyq për akuza që kanë të bëjnë me kohën kur ai ishte kryetar i bashkisë së Parisit.

Shiraku ishte akuzuar se kishte paguar aleatët e vet politikë për pozita të punës që nuk ekzistonin fare. Ai vazhdimisht i ka mohuar këto akuza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›