E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi: 143 viktima nga alkooli metelik

Të paktën 143 persona kanë vdekur në Indi të mërkurën dhe të enjten, pasi konsumuan alkool metelik, informuan burimet policore.

170 persona të tjerë janë shtruar në spital, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Vdekjet nga alkooli metelik janë normale në Indi, ku ekzistojnë kontrolle tepër të dobëta rreth cilësisë ushqimore dhe të pijeve.

Shumica e viktimave raportohet të kenë qenë punëtorë të varfër dhe shitës rruge, të cilët nuk mund të përballojnë blerjen e pijeve alkoolike të shtrenjta dhe cilësore.

Raportet tregojnë se alkooli i lirë dhe ilegal shpesh herë ka përbërës si metanoli, që mund të shkaktojnë vdekje ose probleme të rënda shëndetësore.

Bazuar në një raport të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, që jep statistika zyrtare, më shumë se 1,200 persona kanë gjetur vdekjen në Indi gjatë 2010-tës, si pasojë e konsumimit të pijeve të dyshuara alkoolike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›