E Enjte, 5 Nëntor 2026

Uatford, tani është zyrtare: Hodgson zëvendëson Ranierin

Roy Hodgson është trajneri i ri i Watford. Klubi londinez e zgjodhi atë pas shkarkimit të Claudio Ranierit, për të ringjallur shpresat e skuadrës, e cila është fundosur në vendin e parafundit në Premier League. Ish-trajneri i Interit do të ulet në stolin e klubit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Për ish-trajnerin e Anglisë, 74-vjeçar, kjo është aventura e dytë me familjen Pozzo (pronar i klubit anglez), pas aventurës së tij në krye të Udineses. Hodgson do t’i bashkohet asistentit të tij Ray Lewington, i cili kthehet në Watford pasi ka drejtuar klubin nga viti 2002 deri në 2005.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›