E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nga 1 milion lek ndihmë për familjet e viktimave të aksidentit të Himarës

Share

Qeveria shqiptare ka vendosur të japë ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë së Himarës dhe për të plagosurit e këtij aksidenti të rëndë. Kryeministri Sali Berisha tha se ndihma synon lehtësimin e dhimbjeve të tyre.

Qeveria vendos ndihmë për familjet e viktimave në aksidentin e Himarës që sipas ligjit është 1 milion lekë përveç shpenzimeve të varrimit që do mbulohen nga qeveria si dhe 300 mijë lekë për të plagosurit dhe kjo është një ndihmë që synon të lehtësojë sa më pak dhimbjen e tyre, theksoi Berisha.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria do japë 50 mijë euro ndihmë për pasojat e tërmetit në Itali.

Kryeministri foli sërish për Shqipërinë dixhitale, duke u shprehur se ajo po bëhet realitet për 100 vjetorin e Pavarësisë.

Berisha tha se Shqipëria dixhitale ishte ëndërr dikur, siç është edhe ëndrra presidenciale, por kryeministri shtoi se këtë ëndërr e plotëson vetëm një njeri.

Berisha foli gjatë për buxhetin faktik. Ai tha se buxheti i dha një shtysë të madhe infrastrukturës në vend. Ndërtuam mijëra kilometra rrugë. Mbështetëm ndërtimin e Tunelit të Kërrabës, që inaugurohet këto ditë, gjashtë muaj përpara afatit, tha Berisha.

Kryeministri tha se sërish do ketë rritje pagash e pensionesh, edhe pse pranoi se rritja është e ulët pasi rritja ekonomike është goditur nga stuhitë e krizës evropiane. Por Berisha tha se vendi sërish ka mbetur një ishull me një ekonomi që rritet.

Buxheti i vitit 2011 ishte një buxhet suksesi, bazë e fuqishme për vitin 2012, i cili d të bëjë transformime në këtë vend, pavarësisht vështirësive serioze, tha Berisha, duke përmendur sidomos thatësirën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›