E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udheheqesi i kryengritesve kurde te Turqise paralajmeron per kthimin e konfliktit

Udheheqesi i grupit kryengrites kurd Partia e Punetoreve te Kurdistanit PKK paralajmeron per kthimin e konfliktit ne Turqi neqoftese qeveria e sapozgjedhur nuk ploteson kerkesat e ketij grupimi per autonomine e Kurdistanit. Tema kryesore e fushates zgjedhore ishte ekonomia por ceshtja kurde mund ta devijoje perparimin politik te Turqise.

Keta jane kryengritesit kurde te PKK-se qe sterviten ne malet Kendil ne kufirin me Irakun grup qe Turqia Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i konsiderojne terroriste. Zeri i Amerikes i mori keto pamje te ralla ne pjesen lindore te Turqise.

Partia e Punetoreve te Kurdistanit ose PKK ka bere nje lufte guerrile 27 vjecare per pavaresine nga Turqia. Udheheqesi i tyre i burgosur Abdullah Ocalan ka paralajmeruar se grupi do ti kthehet konflitit nese qeveria nuk fillon negociatat deri me 15 qershor.

Luftimet u kane kushtuar jeten me shume se 40 mije njerezve shume prej tyre civile. Kjo eshte nje ceshtje e mprehte qe ende dominon politiken turke. Pas votimeve te se djeles partite pro kurde po festojne shtimin e numrit te deputeteve te tyre ne parlament qe arriti ne 36 duke bere qe ceshtja kurde te avancoje ne rendin e dites.

Nje nga deputetet e zgjedhur rishtas eshte  Siri Syrja Onder nje regjisor popullor i kinematografise ne Stamboll.

Qeveria ekiketon si terroris cdo njeri qe ebn pjese ne levisjen per lirine e Kurdistanit. Personalisht une jam kunder vrasjeve dhe kunder luftes madje do te doja qe ajo te ndalej. Te dy palet duhet ta nderpresin ate dhe te gjejne nje zgjidhje paqesore.

Onder thote se gjuha kurde eshte ne qender te perpjekjes per autonomi.

Ajo qe duam eshte gjuja jone arsimimi ne gjuhen tone amtare. Nese ka arsim ne gjuhen tone nuk ka asimilim.

Ne Dijarbakir festimet u shnderruan ne dhune mes demonstruesve kurde dhe policise. Kjo eshte nje skene tipike pothuajse e perjaveshme ne kete qytet lindor. Keto pamje u xhiruan me heret kete vit ne Dijarbakir. Aktivistet kurde te te drejtave te njeriut akuzojne qeverine per abuzimin dhe venin ne shenjester te aktivisteve ligjore.

eshtja kurde eshte ne thelb te ceshtjes se identitetit turk thote profesori i sociologjise Ferhat Kentel.

Imagjinoni qe te gjitha brezat keane mesur qe ne shkollen fillore se ne jemi turq. Procesi i formimit shoqeror eshte bazuar ne homogjenizimin e shoqerise qe nga dalja prej Perandorise Otomane. Keshtu populli kurd ka treguar se kjo tendence nuk ka funksionuar dhe ai do qe te kete identitetin e tij.

Kryeministri Recep Taip Erdogan qe doli fitues ne zgjedhjet e te djeles pretendon se partia AK ne pushtet ka plotesuar tashme shume nga kerkesat e kurdeve dhe ai thote se ndryshimet do te perfshihen ne kushtetuten e re.

Ne do te hartojme nje kushtetute civile te lire i  cila do te bashkoje te gjitha palet e shoqerise gjithesecili do ta gjeje veten ne kete kushtetute si lindja ashtu edhe perendimi.

Zoti Erdogan shpreson qe kjo rruge paqesore do te jete e mjaftueshme per te qetesuar sentimentet e kurdeve.

Me kryengritjen arabe ne kufijte e Turqise ne Siri udheheqja turke  e ka te qarte rrezikun e kthimit te konfliktit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›