E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari dhe borxhi gjigand i Amerikes

Rritja e borxhit ne Shtetet e Bashkuara dhe shqetesimet per falimentime financiare ne Evrope mbeten nje preokupim per ekonomine globale. Kohet e fundit nje raport i Kombeve te Bashkuara paralajmeron per nje katastrofe te mundshme te dollarit. Nderkohe vlera e arit eshte ne nivele rekord dhe disa kane hedhur idene se vende te ndryshme duhet te shikojne mundesine e shitjeve te rezervave te tyre te arit per te paguar borxhin. Por shume eksperte nuk pajtohen me nje strategji te tille.


Dikur ekzistonte i ashtuquajturi standard i arit pra vlera e monedhes se nje vendi matej me rezervat e arit qe ai kishte. Por ne vitin 1944 gjate Luftes se Dyte Boterore qindra delegate nga 44 vende aleate te mbledhur ne Breton Uds te Shteteve te Bashkuara arriten nje marreveshje per te rregulluar sistemin monetar boteror.

Vendet pjesemarrese i fiksuan monedhat e tyre kombetare kundrejt dollarit amerikan i cili mbeshtetej nga ari norma e kembimit te te cilit u vendos 35 dollare per nje ons.

Por ne vitin 1971 Shtetet e Bashkuara e braktisen standardin e arit. Pra tani dollari nuk do te mbeshtetej me ne arin por ne besimin e plote dhe ne kreditin e Shteteve te Bashkuara - me fjale te tjera ne qendrueshmerine ekonomike te Amerikes. Mirepo sot monedha boterore rezerve mbeshtetet nga nje vend qe ka nje borxh prej me shume se 14 trilion dollaresh.

Xhon Mjuller i cili punon ne Qendren e Etikes dhe Politikes Publike ne Uashington thote se krizat e borxhit ne SHBA dhe ne Evrope nuk do te kishin ndodhur po te kishte qene ne fuqi standardi i arit.

Sistemi monetar eshte ai qe i krijon keto inflacione periodike  te cilat cojne ne recesione si ato te viteve 2007-2009. Ai po shkakton renien e aftesise konkurruese ne prodhimin amerikan sepse kjo jo vetem krijon deficite ne buxhetin federal por edhe deficite ne pagesa nderkombetare. Kjo krijon gjithashtu mungese te disiplines buxhetore.

Keshilli Boteror i Arit thote se ne bote ka rreth 165.000 ton ar. 165 mije ton jane sa nje pallat katerkatesh i mbushur plot me ar.

Shtetet e Bashkuara zoterojne pjesen me te madhe te kesaj sasie rreth 370 miliarde dollare ne vlere po te kembehej me 1500 dollare onsin. Por disa analiste ne Amerike kane hedhur idene se Shtetet e Bashkuara duhet te shesin ar per te paguar borxhin.

Ne fakt kjo do te kishte shume kuptim. Meqenese pjesa me e madhe e arit eshte blere nga Amerika me 35 dollare onsin cmimi i tij eshte sot 1500 dollare onsi. Pra Shtetet e Bashkuara kane nxjerre nje fitim mjaft te madh.

Keshtu thote Steven Daneuej i Keshillit per Marredheniet me Jashte i cili shton se kjo ide ka edhe nje problem.

Nese perpiqemi ta shesim arin shume shpejt atehere kjo do ta ulte mjaft cmimin e tij sepse rezervat amerikane te arit jane nder me te medhate ne bote. Pra duke patur parasysh sasine e arit qe normalisht hidhet ne treg kjo do te bente qe cmimi i arit te ulej ne menyre dramatike.

Ndryshe mendon eksperti Piter Morisi ne Universitetin e Merilendit

Nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet te shesin arin per te zgjidhur  problemet buxhetore apo te deficitit. Perkundrazi ato duhet te rikthejne  besimin te dollari duke e vene deficitin nen kontroll dhe duke e menaxhuar ekonomine ne menyre me te efektshme.

Por sipas zotit Xhon Mjuller rritja e deficiteve buxhetore nuk do te ndalet nese qeverite nuk kane nje standard monetar qe ti pengonte vendet te shpenzonin me shume para se sa kane

Mund tjua them me siguri se politikanet nuk do te vene mend pa patur nje sistem monetar qe tua beje te pamundur te vazhdojne keshtu.

mimi i arit mund te jete i larte por zoti Morisi thote se bankat qendrore te disa vendeve vazhdojne te blejne ar per te diversifikuar rezervat. Banka Qendrore meksikane kohet e fundit ka shtuar 100 ton ar ne rezervat e saj.

Kjo tregon se ata nuk kenaqen me me dollarin si mbeshtetja e vetme per monedhat e tyre. Dollari mbeshtetet me nje fare rezerve ari ne Fort Noks por mendoj se gjithnje e me shume do te shohim investitore qe e blejne arin me menyra te tjera. Si rrjedhoje do te fillojme te shohim se ari do te perdoret perseri si mekanizem pagese. Ne kete pike ari do te plotesoje dollarin si monedhe rezerve.

Analistet thone se shitja e arit mund te shihet nga vendet e tjera si nje shenje dobesie dhe mund ti dergoje botes mesazhin se vendi qe e ben kete eshte i deshperuar per te ardhura. Per Shtetet e Bashkuara ari eshte njera arsye qe investitoret besojne ne vleren e dollarit prandaj ekspertet thone se shitja e arit nga Amerika mund te krijoje tronditje ne te gjithe sistemin financiar nderkombetar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›