E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësit botërorë ja mësyjnë Romës

Liderët botërore po mbërrijnë në Romë për të qenë të pranishëm në meshën e ditës së nesërme, për marrjen e detyrës nga ana e Papa Franceskut të Parë.

150 delegacione dhe udhëheqës botërorë do të jenë të pranishme në Vatikan, mes të cilëve edhe zëvendës-presidenti amerikan, Jope Biden, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidentja e Argjentinës, Christina Kirshner, kryeministri spanjoll Mariano Rahoi, homologu i tij Francez, Jean Marc Eiro, etj.

Me interes pritet takimi i Papës me presidenten e Argjentinës Kirshner, duke qenë se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë fort të mira për shkak të akuzave të Horge Bergolios, që sot është kreu i ri i Vatikanit, lidhur me varfërinë në rritje në Argjentinë dhe korrupsionit në këtë vend.

Papa Francesku I është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë më 13 mars, duke pasuar Papa Benedictin XVI. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar, për shkak të problemeve me shëndetin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›