E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i varur në podrumin e shtëpisë

Antelije Ignjatoviq, rreth 57 vjeçar, të hënën në mëngjes, është gjetur i varur në litar në fshatin Mosnica të Leposaviqit.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se bazuar në raportet e hetuesve policorë dhe vlerësimit të prokurorit publik, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, nuk janë identifikuar gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të karakterizonin rastin si vepër penale.

“Viktima ishte gjetur i varur në litar, në podrumin e shtëpisë nga bashkëshortja e tij, e cila ka reaguar duke prerë litarin dhe me urgjencë ka kërkuar ndihmën mjekësore, por ai është konfirmuar pa shenja jete”, theksoi kapiteni Hoti.

Ai shtoi se rasti është kualifikuar si vdekje nën rrethana të dyshimta, me elemente të vetëvrasjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, i është dorëzuar familjarëve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›