Papandreu, ndryshime në drejtimin e Greqisë
Njoftimi u bë publik sot në faqen zyrtare në internet të Qeverisë. “Dëshirojmë një shtet dhe sistem politik në shërbim të qytetarëve”, theksoi Papandreu, duke paralajmëruar ndryshime strukturale në kabinetin e tij. Ai shtoi se përpjekjet kryesore të qeverisë së tij do të përqendrohen në zbatimin e ndryshimeve institucionale radikale.
Kreu i Qeverisë së Athinës nënvizoi se “Greqia ka nevojë për ndryshime revolucionare dhe vetëm në këtë mënyrë vendi mund të zhvillohet dhe të përparojë”. Në kuadër të ndryshimeve strukturale pritet të krijohet “superministria”, e cila do të koordinojë aktivitetet e këshillit ministror.