Udhëheqin Hugo dhe Artisti
‘Hugo’, filmi tredimensional i regjisorit Martin Scorsese, udhëheqë në listën e konkurrentëve për çmimin Oscar me njëmbëdhjetë nominime. ‘Hugo’ eksploron ditët e hershme të kinemasë nga pikëvështrimi i një fëmije.
‘The Artist’, i prodhuar nga Weinstein Company, rrëfen tregimin e një aktori që merr tatëpjetën derisa filmat pa zë dalin jashtë modës. ‘The Artist’, që është pothuajse tërësisht pa zë, ka marrë dhjetë nominime.
Filmi tjetër ‘Extremely Loud and Incredibly Close’ ka arritur një sukses të papritur duke u nominuar në kategorinë për filmin më të mirë, ndërsa aktori veteran i këtij filmi Max von Sydow është nominuar në kategorinë për aktorin më të mirë në rolin dytësor. Edhe nominimi i aktorit Nick Nolte në kategorinë për aktorin më të mirë në rolin dytësor ishte po ashtu diçka si surprizë.
‘Cars 2’ mbeti jashtë kategorisë për filmin më të mirë të animuar. Në vend të tij, në këtë kategori janë nominuar filma më pak të njohur si ‘A Cat in Paris dhe ‘Chico & Rita’. Filmat e njohur të animuar ‘Puss in Boots’ dhe ‘Kung Fu Panda 2’ janë nominuar në këtë kategori, sikurse është nominuar edhe ‘Rango’.
Oscar nuk është gjithmonë i dashur për komeditë, por ‘Bridesmaids’ fitoi nominimin në kategorinë për aktoren më të mirë në rol dytësor për Melissa McCarthy. Annie Mumlo dhe Kristen Wiig gjithashtu janë nominuar për skenarin më të mirë.
Nominimet u bënë të ditura nga Jennifer Lawrence, ylli i nominuar për Oscar i filmit të vitit 2010 ‘Winter’s Bone’, si dhe ylli i ardhshëm i adaptimit të shumëpritur filmik ‘The Hunger Games’.
Filmi iranian ‘A Separation’, i vlerësuar nga disa kritikë si filmi më i mirë i vitit, fitoi dy nominime.
Ceremonia e 84-të e dhënies së çmimeve Oscar do të mbahet më 26 shkurt dhe nikoqir do të jetë Billy Crystal.
Filmi më i mirë
‘The Artist’
‘The Descendants’
‘Extremely Loud & Incredibly Close’
‘The Help’
‘Hugo’
‘Midnight in Paris’
‘The Tree of Life’
‘War Horse’
Aktori më i mirë
Demian Bichir, ‘A Better Life’
George Clooney, ‘The Descendants’
Jean Dujardin, ‘The Artist’
Gary Oldman, ‘Tinker Tailor Soldier Spy’
Brad Pitt, ‘Moneyball’
Aktorja më e mirë
Glenn Close, ‘Albert Nobbs’
Viola Davis, ‘The Help’
Rooney Mara, ‘The Girl with the Dragon Tattoo’
Meryl Streep, ‘The Iron Lady’
Michelle Williams, ‘My Week with Marilyn’
Regjisori më i mirë
‘The Artist’, Michel Hazanavicius
‘The Descendants’, Alexander Payne
‘Hugo’, Martin Scorsese
‘Midnight in Paris’, Woody Allen
‘The Tree of Life’, Terrence Malick