E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëpërshkrimi i Pacollit

Behgjet Pacolli raportoi në Qeveri për udhëtimin e tij në Afrikë. Ai garantoi se Kosova do të njihet shpejt nga disa vende të këtij kontinenti. Sipas tij, Guinea Conakry, Benini dhe Togoja gjatë verës do t’i dërgojnë notat verbale për njohje. Qeveria ndërkaq të mërkurën miratoi edhe Strategjinë e Ministrisë së Jashtme për lobim. Nga Valmir Klaiqi më 09 qershor 2011 në ora 08:01

Nëse gjithçka shkon sipas asaj që ka thënë të mërkurën Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, Kosova gjatë kësaj vere do të njihet prej së paku pesë shteteve.

Ai të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë ka raportuar gjatë për udhëtimet e fundit në Afrikë, derisa nuk ka kursyer as emrat e shteteve që, sipas tij, shumë shpejt do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Gjatë takimit me Presidentin e Guinea Conakry më 22 maj, ai më ka siguruar se në seancën e radhës që mbahet këtë të enjte, do të trajtohet tema e njohjes së Kosovës dhe besoj se kjo do të japë rezultate. Pastaj kam takuar Presidentin e Beninit dhe ky vend është në kontakt me ne. Ne i kemi dërguar Beninit një draft të letrës që kishim dashur që ata ta nënshkruajnë dhe ta njohin Kosovën. Togoja po ashtu është një vend, i cili sigurisht do ta njohë Kosovën, edhe pse kjo duhet të kalojë në Parlamentin e tyre”, u ka thënë Pacolli kolegëve të tij në Qeverinë e Kosovës.

Gjatë raportimit për turneun e tij lobues në Afrikë, Pacolli ka përmendur të gjitha vendet e vizituar dhe premtimet që ai ka marrë atje.

“Më datën 19 maj, kam filluar një mision lobues, ku së pari kam udhëtuar për në Vjenë, ku kam takuar Abdulla Sharief, përfaqësues i Sudanit në Kombet e Bashkuara.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›