Bode: S'ka kerkese zyrtare per ndarjen e posteve ne PD, statuti si ai i PPE
Nese perfaqesuesit e Partise Demokratike kerkojne ndarjen e posteve drejtuese ne ekzekutiv nga ato partiake, duhet ta bejne kete duke paraqitur nje kerkese zyrtare. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje, sekretari i Pergjithshem i PD-se, njekohesisht ministri i Financave, Ritvan Bode, pas debateve te shumta mediatike ne lidhje me kete ceshtje. Sipas Bodes, PD si partia me e madhe ne vend, nuk mund te merret me kerkesa individesh, por i shqyrton kerkesat pasi ato paraqiten ne menyre zyrtare. "Grupi i punes i ngritur per ndryshimin e statutit ne Partine Demokratike, nuk merret me kerkesa te vecanta individesh. Eshte e nevojshme te kuptohet se cdo ndryshim ne platforme duhet te behet ne menyre zyrtare", theksoi Bode, i cili drejton edhe grupin e punes per ndryshimet e statutit. Nisur nga kjo pergjigje per kete kerkese, Bode la te kuptohej se ende ne menyre zyrtare ne PD, nuk kishte ardhur ndonje kerkese per ndarjen e posteve brenda partise me te madhe. Ne kuader te mbajtjes se Kuvendit zgjedhor te PD-se, Bode tha se ne statutin e partise po realizohen ndryshime, per ta bere kete statut te afert me ate te partive te djathta te Evropes. "Ndryshimet ne statutin e Partise Demokratike do te behen duke marre per shembull Partite Popullore Evropiane pjese e te cilave eshte edhe PD", deklaroi Bode. Nderkohe qe ne Partine Demokratike, ka kohe qe ka filluar debati ne lidhje me papajtueshmerine e mandateve. Jane shprehur pro ndarjes se posteve; Paloka, Bumci, pjeserisht Patozi dhe Oketa. Nderkohe qe kunder eshte shprehur Gjana. PD pas kater vjetesh po zhvillon Kuvendin e saj zgjedhor per te bere zgjedhjen e kryetarit te partise dhe anetareve te Keshillit Kombetare. Me pas pritet edhe zgjidhja e sekretariatit te PD-se dhe strukturave te tjera, qe varen nga struktura e kryetarit dhe nga Keshilli Kombetar.
Pro ndarjes se posteve
Aldo Bumci
Astrit Patozi
Edi Paloka
Gazmend Oketa
Kunder ndarjes
Jemin Gjana
Pro ndarjes se posteve
Aldo Bumci
Astrit Patozi
Edi Paloka
Gazmend Oketa
Kunder ndarjes
Jemin Gjana