Udhetim mes fese moralit dhe shpetimit te jetes

do epoke historike ka njohur zbulimet e sukseset e veta por progreset e arritura ne fushen e mjekesise gjate shekullit XX qene pa dyshim kolosale e jo me kot ai eshte perkufizuar si shekulli gjate te cilit fale shkences jane hapur me shume perspektiva jete per njeriun. Zbulimi i vaksinave i antibiotikeve lufta kunder poliomelitit lufta kunder semundjeve infektive qene disa nga etapat e suksesshme te historise se mjekesise faqet e se ciles po mbushen dhe me suksesin e nje shkence te re mjekesore akoma mjaft te brishte qe quhet transplantologjia.
hellipKane kaluar pothuajse pesedhjete vjet nga momenti kur shkenca e transplantologjise hodhi hapat e pare por operacioni i transplantimit ka qene dhe eshte ne qender te mjaft diskutimeve me natyre etike psikologjike kulturore e fetare.
Historia e mjekesise dhe e shendetit ka njohur nje zhvillim te konsiderueshem gjate ketyre dekadave te fundit zhvillim qe i ka kapercyer kufijte tradicionale te historise se mendimit mjekesor e qe njekohesisht i ka tejkaluar perspektivat e parashikuara ne kohe nga historia e mendimit shkencor. Mjekesia eshte shkenca e shendetit e qysh ne epoken prehistorike qenia njerezore eshte ndeshur balle per balle me probleme te lidhura me mireqenien e tij psikofizike. Tentativat per zgjidhjen e tyre problemeve cuan ne zhvillimin e teorive dhe metodave te ndryshme sherimi qe nga nje epoke historike ne tjetren e nga njera kulture ne tjetren ndertuan artin e sherimit. Per Platonin mjekesia kerkon ate qe eshte e nevojshme per trupin ndersa per mjekun e filozofin e famshem persian Ibn Sina i njohur ne perendim me emrin Avicenna mjekesia eshte arti i konservimit te shendetit e i sherimit te semundjeve qe godasin trupin. Historia e mjekesise eshte historia e ideve e fakteve e biografive te personazheve qe u bene protagoniste te kesaj disipline dhe qe i dedikuan energjite e tyre inteligjencen e tyre jeten e tyre kerkimit shkencor i dobishem per te miren e te gjitheve. Keta njerez nuk bene e nuk bejne politiken e shteteve te medha qe shpesh eshte e nevojshme vec per kufij e pushtet por per ta ekziston vec nje armik semundja e cila snjeh asnje kufi. Lufta midis mjekesise e semundjes eshte e vazhdueshme e cdo zbulim eshte njeheresh nje pike arritjeje e nje pikenisje per studime te reja te mundshme vetem kur njohuria e progresi i shkences konsiderohet e perdoret si nje pasuri e perbashket e te gjithe njerezimit. Cdo epoke historike ka njohur zbulimet e sukseset e veta por progreset e mjekesise gjate shekullit XX qene pa dyshim kolosale e jo me kot ai eshte kufizuar si shekulli gjate te cilit fale shkences jane hapur me shume perspektiva jete per njeriun. Zbulimi i vaksinave i antibiotikeve i sulfamidicit lufta kunder poliomelitit lufta kunder semundjeve infektive qene disa nga etapat e suksesshme te historise se mjekesise faqet e se ciles po mbushen dhe me suksesin e nje shkence te re mjekesore akoma mjaft te brishte qe quhet transplantologjia. Rruga qe ajo ka ndjekur e po ndjek eshte nje perpjekje e vazhdueshme midis mjekesise e etikes qe thellon njohurite mbi procesin e transplantit e qe reflekton mbi kuptimin dhe vleren e ketij zbulimi te madh te shkences. Me transplant nenkuptohet mundesi e per shkencen moderne mjekesore do te thote perdorimi i pjeseve te nje trupi njerezor vullnetarisht te dhuruara me qellim shpetimin e nje jete apo permiresimin e saj. Transplanti perfaqeson per mjaft persona te vetmen shprese per jeten por numri i paket i dhuruesve e pritjet e gjata rendojne seriozisht mbi shendetin fizik e psikologjik te te semureve.
Tradicionalisht historia e transplantit nis ne shek III e. s. me Kozmain e Damianon dy shenjtore binjake mjeke me origjine arabe te cilet realizuan transplantin e pare ne histori. Ata zevendesuan kemben me gangrene te nje prifti te vjeter me kemben e nje djaloshi etiopian te sapovdekur. Por duke lene menjane legjendat historia e vertete e transplantit ze fill me 1902 kur kirurgu i njohur francez Alexis Carrel gjate eksperimentimit tek kafshet adopton nje teknike e afte per te lidhur me qepje enet e gjakut. Nisin keshtu transplantet e para te veshkes e te zemres tek kafshet. Gjate luftes se Dyte Boterore e pikerisht me 1942 profesori anglez i zoologjise Peter Medawar tentoje eksperimentin e pare te vertete tek njeriu duke praktikuar transplantin e pjesshem te lekures tek disa persona te djegur rende gjate bombardimeve te Londres. Me 1960 ai do te shpallet fituesi i cmimit Nobel per mjekesine e me studimet e tij u arrit te zbulohej se deshtimi i transplanteve kishte origjine imunologjike. Pra ne qofte se subjekti marres nuk e njeh organin e transplantuar sistemi i tij imunitar mund te shkaktoje rihedhjen pra ate kompleks reaksionesh biologjike ne baze te te cilave organizmi tenton te refuzoje organin e transplantuar duke e njohur si te huaj. Transplanti i pare i suksesshem mbi njeriun u realizua ne Boston me 23 dhjetor 1954 midis dy binjakeve pra gjenetikisht identike. Profesor Murray transplanton veshken e njerit prej binjakeve akoma ne jete tek binjaku tjeter. Me 1960 ne Paris u krye transplanti i pare i veshkes nga nje dhurues jo i afert jo lidhje gjaku midis tyre. Me 1963 amerikani Thomas Starlz qe autori i transplantit te pare te melcise ai u be ndaj nje djali trevjecar qe do te mbijetoje vetem 4 ore pas operacionit. Njekohesisht ne keto vite fillon dhe eksperimentimi i transplantit te veshkes te marre nga nje kufome. Po me 1963 J. D. Hardy realizoi transplantin e pare te mushkerive ndersa per transplantin e pankreasit duhej te kalonin dhe tre vjet. Po do te qe viti 1967 ai qe do te sjelle shpresa te medha e do ti hape rruge te reja shkences se transplantologjise. Ne qytetin e Kepit ne Afrike kardiokirurgu dyzet e katervjecar Christian Barnard realizoi transplantin e pare te zemres. Pacienti me emer Louis Washkansky 53 vjec qe i denuar te vdiste per shkak te problemeve kardiake te shkaktuara nga nje forme e rende diabeti. Mjeket e dine se smund te behej me asgje gje qe e ka kuptuar dhe vete Louis. Mbetej vetem nje rruge per tu pershkuar dhenia e nje zemre te re nje ide sa absurde dhe e cmendur ne ato vite. Ne pasditen e 2 dhjetorit nje aksident rrugor i mori jeten Ann Darwallit 24 vjec e i ati i saj lejon ti dhuroje zemren e se bijes ketij burri 53-vjecar pothuajse ne shtrat te vdekjes. Me 6 e 13 min. te dates 3 dhjetor zemra e Ann Dawallit fillon te rrahe ne gjoksin e Louis Washkanskyt. Ai do te jetoje vetem 18 dite pasi problemet e rihedhjes qene akoma te medha por Louis babai i Ann e doktor Barnard kishin hapur nje rruge te re shprese. Me 1981 u realizua dhe transplanti i pare i bllokut zemer e mushkeri. Hapi kryesor qe coi ne ngritjen cilesore te kesaj fushe u arrit me 1982 kur u perdor per here te pare ilaci i fuqishem ciclosporina i afte te kontrollonte ato reaksione biologjike ne baze te te cilave trupi refuzonte organin e transplantuar. Qe nga ky moment mbijetesa e personave te transplantuar vazhdon te permiresohet fale dhe progreseve te realizuara ne fushen kirurgjike. Tashme operacionet per transplantimin e organeve jane pjese e rutines kirurgjike e numri i tyre eshte gjithmone e ne rritje pothuajse ne te gjithe vendet perendimore. Kane kaluar tashme pesedhjete vjet nga momenti kur shkenca e transplantologjise hodhi hapat e pare e operacioni i transplantimit ka qene dhe eshte ne qender te mjaft diskutimeve me natyre etike psikologjike kulturore e fetare. Vetem nje jave me pare media boterore qe nismetarja e polemikave te fundit te ardhura nga shkenca e transplantologjise. Sindikata e Mjekeve Egjiptiane me ane te nje direktive ka stabilizuar mohimin e transplantit te organeve nga te krishteret tek myslimanet. Drejtori i sindikates Hamdi El Sayed deklaroi se kjo mase do te sherbeje per te kontrastuar fenomenin e trafikut te organeve. E nje nga pyetjet me frekuente sidomos ne shtresen e mesme te popullsise se cdo vendi ne diskutimet mbi dhurimin e organeve eshte po feja ime e aprovon cdo besim apo shprehje fetare ka rregullat e saj principet frymezuese tezat e shenjta referuese. Ja nje sinteze e pozicioneve te ndryshme fetare ne lidhje me kete teme
Islamizmi
Islami pranon dhurimin nga ana e dhuruesve qe e kane dhene konsensusin e tyre me ane te nje letre te shkruar. Organet nuk duhet te konservohen por te transplantohen menjehere. Sic thuhet ne Kuran te shpetosh nje jete njerezore do te thote te shpetosh tere njerezimin. Thellesisht te dhunosh nje trup njerezor i gjalle apo i vdekur eshte kunder cdo rregulle islamike. Por nevojshmeria anulon ndalimin e midis dy te keqijave qe mund te shmangen zgjidhet e keqja me e vogel.
Budizmi
Dhurimi eshte nje ceshtje e koshiences individuale.
Kristianizmi
Transplanti eshte etikisht e moralisht i pranuar nga kisha. Dhurimi inkurajohet si akt humanizmi e dashurie vellazerore.
Ortodokset
Nuk kushtezon procedura qe kontribuojne ne permiresimin e gjendjes se shendetit.
Deshmitaret e Jehovait
Dhurimi eshte nje ceshtje e koshiences individuale e me kusht qe te gjitha organet duhet te jene privuar nga gjaku.
Hebraike
Hebrenjte mbeshtesin idene se ne qofte se eshte e mundur te dhurosh nje organ per te shpetuar nje jete eshte e detyrueshme ta besh.
Induizmi
Dhurimi i organeve per transplant eshte nje ceshtje individuale.
Nje nga nyjat e zeza te transplantologjise eshte trafiku i organeve. Praktikisht te gjitha shoqatat e rendesishme mjekesore ne bote ndalojne shitblerjen e organeve si dhe marrjen e tyre nga te burgosurit e denuar me vdekje. Ligji eshte mjaft rigoroz e preciz duke mos lejuar asnje spekulim apo abuzim per tregtine ilegale te organeve. Mungesa apo numri i paket i dhuruesve eshte nje nga pengesat kryesore ne zhvillimin e praktikes se transplantimit e me konsekuence vdekjen e shume personave pasi oferta per dhurim te organeve eshte drastikisht me e ulet sesa kerkesa. Ne Evrope nje nga shtetet me takse dhurimi me te larte ka qene e mbetet Spanja. Organizata Boterore e Botes OMS e Keshilli Evropian kane vite qe mbeshtesin me projekte e programe zhvillimin e transplantologjise si ne cilesi ashtu dhe ne sasi.