Hap pas hapi Dita D Kosova vendos nen kontroll veriun serb

Kryeministri Hashim Thaci tha se operacioni per dergimin e doganiereve dhe policeve kufitare vendas e nderkombetare ne pikat 1 dhe 31 ka kaluar sipas parashikimeve. Ai u zotua se keto pika do te funksionalizohen dhe punojne si edhe pikat e tjera kufitare.
Radio Evropa e Lire
Ekipe te perziera te doganiereve dhe policeve te Kosoves dhe EULEX-it jane derguar me helikoptere te KFOR-it ne pikat kufitare 1 dhe 31 ne veri te Kosoves.
Sipas planit te qeverise se Kosoves te mbeshtetur edhe nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian keto masa synojne vendosjen e rendit ne doganat ne kufi me Serbine dhe funksionalizimin gradual te tyre.
Ne nje njoftim para kabinetit qeveritar Kryeministri Hashim Thaci tha se operacioni per dergimin e doganiereve dhe policeve kufitare vendas e nderkombetare ne pikat 1 dhe 31 ka kaluar sipas parashikimeve. Ai u zotua se keto pika do te funksionalizohen dhe punojne si edhe pikat tjera kufitare.
Tauhaci dhe Kuci Ishte sukses
Procesi i implementimit te planit operacional ka filluar me sukses ne mengjes. Doganieret dhe Policia e Kosoves se bashku me ate te EUELX-it dhe KFOR-in tashme jane ne dy pikat kufitare - deklaroi Kryeministri i Kosoves.
Thaci i beri thirrje Serbise qe te heqe dore nga politika destruktive dhe te pranoje vendosjen e raporteve fqinjesore me shtetin e Kosoves.
Ai i ftoi serbet qe te mos i perkrahin strukturat te cilat po vendosin barrikada neper rruget ne komunat veriore te Kosoves duke i siguruar ata se plani i qeverise nuk eshte i drejtuar kunder askujt por ka si qellim vendosjen e rendit dhe ligjit ne portat kufitare.
Me lejoni qe ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves te ftoj Beogradin qe perfundimisht te heqe dore nga perpjekjet deshperuese per te destabilizuar rajonin dhe te pranoje njehere e pergjithmone se Kosova eshte e pavarur sovrane nje dhe e pandare - tha Thaci.
Zbatimi i ketij plani po realizohet nen masa te rrepta te sigurise. Ai po percillet me kundershtime por edhe kercenime te ashpra te Beogradit dhe strukturave paralele serbe ne veri.
Megjithate plani do te zbatohet dhe nuk do te kete kthim prapa - tha zevendeskryeministri Hajredin Kuci.
Logjika jone do te jete vendosja e pikave doganore dhe me pastaj brenda territorit te Kosoves edhe ajo pjese te jete sikurse te gjitha pjeset tjera te vendit. Logjika e bllokimit te rrugeve nuk do te fitoje do te kete veprime ne vazhdim per zhbllokimin e rrugeve - tha Kuci.
Me masat e qeverise se Kosoves nuk pajtohet Beogradi zyrtar. Kryenegociatori serb ne bisedimet me Prishtinen Borisllav Stefanovici kerkoi qe per pikat kufitare 1 dhe 31 te vleje plani 6-pikesh i Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki-mun.
Ne do te propozojme qe vendkalimet ne Jarine dhe Bernjak te trajtohen sipas planit 6-pikesh te sekretarit Ban Ki-mun - tha Stefanovici.
Sipas tij keto dy pika kufitare jane te vecanta dhe keshtu duhet te mbeten. Nje qendrim i tille sipas Stefanovicit nuk nenkupton interesimin e Serbise vetem per veriun e Kosoves. Ai tha se portat 1 dhe 31 duhet te kene status te vecante si dhe regjim te vecante doganor.
Por plani 6-pikesh i sekretarit Ban sic dihet ishte refuzuar nga institucionet e Kosoves.
Masat e ndermarra ne veri jane perkrahur nga partia me e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosoves.
Kjo parti politike ka shprehur mbeshtetjen per veprimet e institucioneve te Kosoves dhe te pranise nderkombetare per venien nen kontroll te pikave kufitare ne veri te vendit.
LDK-ja kerkon nga keto institucione qe veprimet te jene te koordinuara mire dhe te shoqeruara me vendosmeri - thuhet ne komunikaten e kesaj partie.
E njejta vlereson se veprimet duhet te shtrihen ne tere pjesen veriore te vendit me qellim te venies se sundimit te ligjit te garantimit te levizjes se lire dhe te kthimit te jetes normale per te gjithe qytetaret.
Vazhdojne tensionet
Pervec bllokadave te cilat jane vendosur ne disa rruge ne veriun e Kosoves gjate dites se sotme nuk eshte shenuar ndonje incident qe do ta rrezikonte sigurine e pergjithshme ne kete pjese te vendit thone zyrtaret e Policise se Kosoves.
Zedhenesi per rajonin e Mitrovices Besim Hoti i tha Radios Evropa e Lire se policia eshte duke ndjekur me vemendje situaten ne veri te vendit.
Policia e Kosoves eshte fokusuar kryesisht ne zonat qe besohet te jene te ndjeshme apo qe mund te jene potencial i mundshem per ndonje incident. Por eshte me rendesi qe nuk eshte regjistruar asnje incident. Kemi prezencen tone dhe ngritjen e vigjilences kryesisht ne zonat e banuara me popullate te perzier. Jemi duke i monitoruar per se afermi zhvillimet te cilat ndodhin ne rajonin ose ne zonen tone te pergjegjesise - tha Hoti.
Ngjashem e kane raportuar situaten edhe zyrtaret e EULEX-it ndonese e kane quajtur te tensionuar.
Zedhenesi i EULEX-it Nikolas Hoten i tha Radios Evropa e Lire se deri me tash nuk eshte raportuar per asnje incident.
Deri me tash nuk kemi ndonje raport per ndonje incident. Eumlshte e drejte te thuhet se situata eshte e tensionuar. Nje numer barrikadash eshte vendosur tashme ne disa udhekryqe te rrugeve ne veri te Kosoves- tha ai.
Qe nga oret e para te mengjesit helikopteret e KFOR-it i kane bartur doganieret ne vendkalimet kufitare ne Bernjak dhe Jarine ne veri te Kosoves.
Qasjen deri te pikat e doganave ne njeren ane nuk e kane lejuar forcat e KFOR-it nderkaq ne anen tjeter serbet lokale.
Pak pas ores 8 te mengjesit ushtaret e KFOR-it jane perpjekur qe ti shtrijne telat gjembore ne afersi te vendkalimit kufitar ne Bernjak. Serbet lokale i jane pergjigjur ketij veprimi duke shkarkuar kamione me zhavorr ne mes te rruges.
Goran Bogdanovici minister per Kosoven ne qeverine e Serbise tha se autoritetet serbe jane duke i verifikuar informatat se a jane vendosur doganieret kosovare ne vendkalimet kufitare.
Te dyja vendkalimet kufitare jane te bllokuara nga forcat e KFOR-it. Trafiku eshte bllokuar. Nga ana tjeter kemi serbet te cilet ne menyre te qete dhe dinjitoze po i bejne rezistence pavaresise se Kosoves dhe nuk po lejojne ne asnje menyre doganieret kosovare dhe policine kufitare te Kosoves qe ne cfaredo menyre ta imponojne shtetin e Kosoves - tha Bodanovici.
Serbet lokale thone se ne piken ku eshte bllokuar rruga ne Bernjak jane duke qendruar qe nga nata e kaluar me qellim qe ne vendkalimet kufitare sic thone ata te mos lejojne vendosjen e doganiereve dhe policeve kufitare te Kosoves.
Naten e kemi kaluar ketu. Sic e shihni po e hedhim zhavorrin qe ta mbyllim rrugen ne menyre qe ata te mund mos te kalojne. Cfare po bartin ata njerez ushqim apo dicka tjeter nuk di. Ata kane tentuar ne mengjes qe te bartin ushqim dhe njerezit tane e kane refuzuar nje gje te tille - tha njeri prej serbeve lokale.
Nje tjeter qytetar serb i cili tha se eshte punetor arsimor ne Bernjak tha se serbet lokale jane te vendosur qe te mos terhiqen nga qellimet e tyre per te penguar vendosjen e kontrollit ne vendkalimet kufitare nga institucionet e Kosoves.
Per asnje moment nuk me shkon ndermend te terhiqem pavaresisht nga kjo qe shohim aeroplanet e tyre dhe presionet qe ushtrojne. Jam thellesisht i bindur qe ne kete menyre me aksionet tona te organizuara por permes rrugeve paqesore me siguri se do te kemi sukses dhe plani i tyre do te deshtoje. Me besoni qe Amerika shume shpejt do te deshtoje - tha qytetari serb nga Bernjaku.
Edhe ne fshatin Zupc serbet lokale kane bllokuar rrugen ne te dy drejtimet me qellim qe te pengojne kalimin eventual te automjeteve te KFOR-it drejt Bernjakut. Rruget jane bllokuar me kamione dhe autobuse ndersa nje numer i serbeve kane protestuar duke thene se jane te gatshem te shkojne deri ne fund.
Njeri prej protestuesve serbe kritikoi kryetarin e Serbise Boris Tadic sic tha ai per te keqijat qe po u ndodhin serbeve.
Tadici le ta marre per vete te keqen EULEX-in dhe te gjitha. Kjo eshte kaos. Nuk do te lejojme vendosjen e doganiereve edhe me cmimin e jetes. Mos tia lene fajin ketij apo atij. Fajet jane atje ne koke ne udheheqje - tha serbi nga Zupci.
Ngjashem mendon edhe nje serb tjeter nga Zupci i cili tha se ne mesin e serbeve ekziston frika.
Jemi mesuar me kete ambient por frika ekziston dhe kjo eshte normale ne situata te tilla - tha ai.
Ne anen veriore te qytetit te Mitrovices qytetaret serbe thone se jeta po zhvillohet normalisht por situata eshte e tensionuar. Nikolla Jovanovici tha
Atmosfera eshte me shume se e frikshme. Eumlshte e tensionuar me shume psikoze frike dhe pasiguri. Disponimi eshte i ndryshem por sidoqofte ne do te qendrojme ketu.
Feith mbeshtet planin per veriun
Zyra Civile Nderkombetare ne Kosove i dha mbeshtetje te fuqishme aksionit te qeverise se Kosoves KFOR-it e EULEX-it per vendosjen e policeve dhe te doganiereve te Kosoves ne pikat kufitare 1 dhe 31.
Perfaqesuesi Civil Nderkombetar Pieter Feith ne nje interviste per RTV 21 tha se qeveria e Kosoves duhet tu shpjegoje qytetareve serbe ne veri se ky aksion nuk eshte i drejtuar kunder tyre por ka qellimin e vetem qe te vendose rendin dhe ligjin ne ate pjese te Kosoves.
E kuptoj qe qeveria e Kosoves ka nisur zbatimin e marreveshjes se arritur me Beogradin sa i perket njohjes se vulave doganore proces i ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian. Ky hap i qeverise ka qene ne koordinim te plote me KFOR-in dhe EULEX-in dhe une e perkrah kete aksion te koordinuar te Kosoves me bashkesine nderkombetare - ka thene Feith-i.
Hapat per te fuqizuar sundimin e rendit dhe te ligjit ne veriun e Kosoves jane te mireseardhura. Kjo do ti ndihmoje edhe Zyres Civile Nderkombetare per vazhdimin e ndryshimeve demokratike ne ate pjese per pluralizem dhe per zbatimin e planit te Ahtisarit per veteqeverisje lokale dhe decentralizim - tha shefi i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove Pieter Feith.
Feith-i deklaroi se serbet ne veri duhet ta kuptojne se ky aksion ka per qellim vendosjen e ligjit ne ate pjese dhe se asnje veprim i qeverise se Kosoves nuk eshte i drejtuar kunder tyre.
Une e inkurajoj qeverine e Kosoves qe tju drejtohet qytetareve ne pjesen veriore ne menyre qe ata te kene te qarta qellimet e qeverise ne Prishtine. Qeveria duhet ti siguroje ata qe ajo qe po ndodh ne veri nuk eshte e drejtuar kunder qytetareve por qellimi i saj i vetem eshte fuqizimi i rendit e ligjit si dhe rivendosja e zones doganore ashtu sic ka qene prej vitit 2000 deri ne vitin 2007 - tha Feith.
Plani operacional i qeverise se Kosoves per vendosjen e doganiereve dhe te policeve te Kosoves ne pikat kufitare me Serbine 1 dhe 31 u hartua ne bashkepunim me mekanizmat nderkombetare. Zbatimi i ketij plani nis pas marreveshjes se arritur ne Bruksel ndermjet Prishtines e Beogradit per vulat doganore te Kosoves.