Industrializimi i Kavajes aty ku prodhoheshin telat me gjemba

Industria ne Kavaje u kthye pergjate viteve 03960 deri ne renien e komunizmit ne mjetin kryesor te jeteses se qytetit
Qyteti i tranzicionit te perhershem do te shijonte vite te arta ne nje periudhe kur varferia e fanatizmi e kishin mberthyer si kurre ndonjehere. Ndonese vite te egra ato te komunizmit lane per kavajasit edhe vlera te pakthyeshme. Qyteti i krijuar nga te ardhur e kalimtare pergjate Via Egnatias ne shekullin XV qyteti i tregtareve dhe pocareve te famshem ne shekullin XVII-XVIII do te luante nje rol te vecante ne plotesimin e nevojave te ekonomise se vendit ne lemin industrial gjate viteve 60-90. Industria ne Kavaje u kthye pergjate viteve 60 deri ne renien e komunizmit ne mjetin kryesor te jeteses se qytetit.
Uzina e gozhde-bulonave do te furnizonte me cingerima te gjithe industrine e vendit. Ndersa fabrika e qelq-xhamit e ndertuar pas asaj te Tiranes dhe te Korces do te ishte shume here me e madhe dhe e vetmja qe arriti ndonjehere te prodhonte xhamin ne Shqiperi. Objekti i trete industrial i ngritur ishte fabrika e letres. Megjithese nuk do te luante ndonje rol vendimtar ne plotesimin e nevojave ekonomike fabrika e letres se Kavajes pati vleren e te qenit e para fabrike qe prodhoi letren ne vend. Vitet 60-90 do te regjistronin vetem per qytetin e Kavajes 12 000 te punesuar nderkohe qe numri i banoreve gjate ketyre tri dekadave u rrit thuajse 50 . Rrenojat e sotshme te ketyre veprave industriale i bejne ende kersheri kujtimeve te brezit te vjeter. Me gjithe veshtiresite e punes ne reparte te ndryshme askush se kishte menduar qe nderrimi nga sistemi komunist ne ate demokrat kaq shume i kerkuar nga kavajasit do te zhdukte perfundimisht tri objektet simbol te asaj periudhe.
Shkaku i industrializimit te qytetit te Kavajes
Sipas historianit kavajas Rifat Hoxha tri jane shkaqet kryesore qe cuan jo vetem ne industrializimin e qytetit por edhe ne ngritjen e nje numri te larte te fabrikave prodhuese e sherbyese pozita gjeografike nevoja per te zhdukur fanatizmin qe mberthente familjen kavajase ne ate kohe si edhe kontributi i dy prej pushtetareve te rendesishem ne ate kohe. Zhdukja e fanatizmit permes krijimit te kushteve per nje jete kolektive ishte nje nga argumentet e ngritura pro fabrikave ne qytet - thote Hoxha i cili bazuar mbi arkivat shteterore ka shkruar nje liber per Kavajen e viteve 45-90. Nje tjeter element i rendesishem ishte pozita gjeografike e qytetit te Kavajes. Qyteti bregdetar i vendosur mes jugut dhe veriut sherbente si nje ure lidhese ku mund te zhvilloheshin lehtesisht transporti eksporti dhe shume shkembime te tjera te llojit ekonomik social kulturor etj. Sipas Hoxhes rol te patjetersueshem kane luajtur edhe Myslym Peza nenkryetar i Kuvendit Popullor ne ate kohe si edhe Sali Verdha kryetar i Komitetit Ekzekutiv te Durresit prej se ciles varej qyteti i Kavajes. Ata dhane argumente te shumta qe fabrikat te ndertoheshin ne Kavaje e jo ne Durres apo gjetke.
Industrializimi dhe etapat e tij
Vitet 60-70 do te njihen si vitet e industrializimit per qytetin e Kavajes. Me pare qyteti kishte vetem disa fabrika te thjeshta bujqesore perpunimi. Dhjetevjecari i pare do te shenonte arritje dhe suksese te medha prodhimtari me kapacitete dhe larmishmeri ta larte si edhe eksport te mjaft produkteve jashte. Nderkohe fundi i viteve 80-90 do te shenonte fillimin e nje renie te paevitueshme.
middot Uzina e Gozhde-bulonave unikale ne vend
Nje hije e rende harrese ka rene ne uzinen simbol te kavajasve. Nga ajo fabrikeqe dikur furnizonte me cingerima te gjithe industrine e vendit sot bejne roje makinerite e vjetruara e te fikura. Sali Vogli ish-drejtor i uzines se gozhde ndashbulonave ashtu si shume te tjere nisi punen aty qe kur ishte 15 vjec. Fillimisht si nje punetor i thjeshte dhe me pas si inxhinier reparti kryeinxhinier dhe ne fund drejtor. Uzina nuk ishte thjesht nje vend i mire pune. Aty mesuam te rritemi madje edhe te shpresojme per dicka me te mire. Fillimisht nuk kishim shume njohuri se cfare ndodhte jashte shtetit por ne arritem te krijonim me dhjetera makineri per prodhimin e gozhdes per terheqjen telit etj. Vetem duke kopjuar makinerite e pakta qe importoheshin nga jashte. Kjo ishte nje arritje e madhe ne ato kohe. Ndersa sot gjithcka importohet nga jashte. - shprehet i zhgenjyer 58-vjecari. Uzina qe nisi punen vetem me dy reparte e rreth 50 punetore do te mbyllej me 6 te tilla dhe nje numer punetoresh 1000-1200 veta. Me shtimin e makinerive e pajisjeve me te sofistikuara gama e prodhimtarise u zgjerua po ashtu edhe kapaciteti. Nga 4000 tone gozhde ne vit qe kerkoheshin ne vend u arrit te prodhohej 5000 tone. U prodhuan 50 milione cope buloneri ne vit 1000 tone tel bakri 3000 tone tel zinku 2000 tone tel te para tensionuar per soletat. U plotesuan nevojat e ushtrise per tela me gjemba. Arritje gjithashtu ishte edhe buloni tirfon i cili do te sherbente per zevendesimin e traversave te sistemit hekurudhor nga druri ne beton. Interesi qe shfaqnin pushtetaret e asaj kohe per uzinen ishte i madh. E kane vizituar vete Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Gjate perurimit te rikonstruksionit te vitit 1985 ishte edhe Nexhmie Hoxha - rrefen Vogli i cili i ka ruajtur kujtimet e gjithe atyre viteve ne ditarin e tij. Me pas do te vinin vitet e erreta mungesa e lendes se pare e kushteve te punes dhe rrogave te uleta. Megjithese teknologjia permiresohej here pas here nga ajo polake ne kineze apo gjermano-perendimore serish kishte probleme. Reparti i perpunimit kimik te lendes se pare ishte nje zone ku kishte gjate gjithe kohes clirim helmesh e gazrash nga acidet. Reparti i prodhimit te gozhdes kishte mbi 50 te punonjesve te demtuar nga aparati i degjimit. Ndotja akustike shkonte me lart se 200 decibel nga 80 qe eshte e lejueshme. Si mungese e lendes se pare shume veta u hoqen nga puna. Vitet e arta te projektuara nga sistemi komunist kishin marre fund. Nje radhe e madhe punetoresh kuptuan se e mira e projektuar per te gjithe nuk dukej me ne shtepite e tyre. Pikerisht ata do te ishin te parat qe u ngriten ne proteste ndaj menyrave qe pushteti i asaj kohe kishte zgjedhur per te qeverisur vendin. Punetoret nuk u ngritem ne proteste vetem sepse aspironin demokracine. Ata kerkuam lenden e pare permiresim te teknologjise dhe te pagave pasi kishim endrra dhe shpresa se fale punes sone do te mund te konkurronim edhe shume vendet e tjera te bote - rrefen Sali Vogli. Po ashtu si Saliu pothuajse te gjithe te tjeret do te ngelnin pa pune pas vitit 1991. Pas mbylljes se prodhimtarise nje vale e gjere vjedhjesh e shkaterrimesh e rrenuan thuajse teresisht uzinen. Qe prej vitit 1999 nje prej gjashte reparteve funksionon parcialisht duke humbur plotesisht funksionin e saj te viteve te arta.
middot Fabrika e Letres e para fabrike qe prodhoi letren
Ne te hyre te qytetit te Kavajes 200-300 metra me ne lindje shfaqen rrenojat e ish-fabrikes se pare te letres 1963-66 te ndertuar ne vendin tone. Ajo ishte nje nga tri veprat industriale qe e shnderruan qytetin e asaj kohe ne radhen e dhjete qyteteve me te industrializuara te kohes. Fillimisht fabrika prodhoi leter per gazetat dhe artikujt shkollore si edhe leter ambalazhi. Sipas historianit Rifat Hoxha gjate 10 viteve te para te punes fabrika plotesonte rreth 35 te nevojave ekonomike te vendit. Kishte pothuajse 50 punonjese femra sic e kishte urdheruar edhe vete Enver Hoxha gjate vizites se tij ne vitin 1974. Me pas me ndertimin e fabrikes se dyte te letres ne Lezhe kjo e fundit me teknologji me te mire i zbehu rolin fabrikes se Kavajes. Pas viteve 90 plot 800 punonjes te kesaj fabrike do te mbeteshin pa pune.
middot Fabrika e Qelq-Xhamave e vetmja qe arriti te prodhoje e eksportoje xhamin
Ish-fabrikes se qelqit nuk i ka mbetur me asgje ne kembe. Pese oxhaket e vjeter u bejne hije vilave dy-tri e kater kateshe perreth qytetit te pas viteve 90. Pas mbylljes edhe kjo fabrike nuk i shpetoi vales se verber te te uriturveqe moren e grabiten ci pane syte. Ndersa 10 vitet e fundit romet por jo vetem jane siguruar qe te zhvatnin edhe hekurin e mureve per ta shitur si skrap. Ndertesa te rrjepura nga hekuri qe ne themel qendrojne lekundshem ne ajer. Fadil Nela ka punuar me shume se 23 vjet ne fabriken e qelqit Kavaje. Edhe pse ka punuar ne nje nga repartet me te veshtira ate te shkrirjes ku temperatura e kalonte 1480 grade ne furra dhe ku pluhurat thuajse te mbysnin atje ku helmet leshoheshin gjithandej Fadili prape se prape nuk pajtohet me zhvillimin drastik qe pati fabrika e 1500 punetoreve. Kur u ndryshua sistemi ne menduam se do te kishim zevendesim te teknologjise e permiresim te rrogave. Asnjerit sia merrte mendja se do te shkaterroheshin fabrikat ne kete fare feje - shprehet 66-vjecari i cili gezon sot shendet te plote ashtu si shume punetore te tjere te fabrikes. Megjithese punetoret kercenoheshin nga semundja brucelozes per aq vite sa zgjati fabrika e qelqit nuk pati thuajse asnje te semure profesional. Ndoshta po te vazhdonte me te njejtat kushte do te dukeshin edhe te semuret - rrefen Fadili.
Fabrika e Qelq-Xhamit te Kavajes ishte e vetmja qe mundi te prodhoje ndonjehere xhamin. Nje nga objektivat e asaj kohe ishte qe te eksportohej xhami. Ndonese u eksportuan disa mijera metra katrore rreth 200 mije metra katrore ne Republikes se Cekise dhe Gjermanise Lindore ajo nuk mundi te konkurronte shtetet e tjera evropiane te cilat perdornin nje teknologji akoma me te perparuar - citon dokumentet arkivore historiani Rifat Hoxha. Fabrika e Qelq-Xhamit e nisi punen ne vitin 1970 vetem me 600 punonjes. Tri repartet kryesore ishin 1Reparti i prodhimit te xhamit kryesisht per serat pore dhe per shtepite 2 Prodhimi i ambalazheve te qelqit shishe kavanoza te permasave te ndryshme 3 Prodhimi i artikujve te konsumit te gjere gota vase orendi te ndryshme zbukuruese prej qelqi. Se bashku me nje sere repartesh te tjera ndihmese siperfaqja e kesaj fabrike ishte 7-10 ha toke. Hyqmet Reci nje nga ish-drejtoret e fabrikes mban mend thuajse me detaje cdo ecuri te punes nder vite. Gjate 5-10 viteve te para teksa furnizimi me lende te pare e cilesore ishte i mjaftueshem prodhimi u trefishua. Gjithashtu filluam ta prodhonim vete pasqyrat per nevojat e ekonomise. U ndertua linja e xhamit te kolitur te sheshte dhe te kurbezuar e perdorur per automjetet etj. ndash tregon 64-vjecari i cili eshte ne prag pensioni. Ndonese punoi me shume se 30 vjet ne ate fabrike ashtu si shume te tjere Hyqmeti nuk arriti te perfitonte nga ligji i vjeter i pensioneve ku me 18 vjet e 9 muaj pune ne fabrike mund te dilje ne pension ne moshen 55-vjecare por per kete do ti duhet te prese edhe pak.
Reparti i pocerise trashegimtarja e tradites se hershme kavajase te perpunimit te baltes
Ne vitin 1974 fabrikes se qelqit e te xhamit iu bashkua edhe reparti i qeramikes pocerise. Kjo e fundit ishte trashegimtarja e gjithe tradites se hershme te kavajasve ne perpunimin e baltes. Zija Hylviu i ka dedikuar plot 41 vjet ketij profesioni. Nuk ishte thjeshte nje zanat por pasion. Kaloja nete te tera pa gjume deri sa ta realizoja ate qe kisha qellim - tregon me nostalgji Zijai teksa shfleton kataloget vjeter te punimeve ne qeramike te eksportuar jashte shtetit. Shume punime artistike te Pocerise se Kavajes si edhe nje mase e madhe e pllakave manjorike u eksportuan drejt Cekise Polonise Japonise etj. Me dhjetera qytetare te rretheve te tjera u trajnuan ne fabriken tone sot askush nuk ne Kavaje nuk e ka ruajtur kete tradite - rrefen 78- vjecari me zemerim teksa kujton fundin e gjithe atyre viteve plot mund. Thuajse te gjithe 500 punetoret mbeten pa pune me nderprerjen e prodhimtarise se fabrikes.
Tri objektet industriale te qytetit te Kavajes se bashku me fabrikat e tjera ushqimore tekstile p.sh. fabrika e tapeteve dhe sixhadeve me 3000 punonjese femra etj. kontribuan qe ne vitet 60-90 qyteti te kishte plot 12 000 te punesuar ne vit cka do te thoshte 100 te njerezve te afte per pune. Ndryshe nga ce kishin pritur njerezit nderrimi i sistemeve jo vetem qe nuk solli rifunksionim te fabrikave por i dha doren e fundit drejt shkaterrimit atyre. Ai vit i mbare per disa gjera e i mbrapshte per disa te tjera hapi disa rruge e mbylli te tjera. Po ashtu la pas ne nje krize identiteti nje qytet qe demonstroi vlera te pakthyeshme edhe gjate viteve te egra te komunizmit.