E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si perfiton Shqiperia nga kriza greke

Teksa per banoret mundesia e falimentimit te Greqise eshte nje makth per Shqiperine dobesimi i ekonomise te fqinjit me te fuqishem mund te shihet si mundesi perfitimi. Per ekspertet ne fushen e ekonomise shanset qe Shqiperia te perfitoje nga kriza greke jane te medha. Anetari i Keshillit Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise z. Ardian Civici dhe ish-keshilltari i Bankes Qendrore Evropiane z. Arjan Kadareja mendojne se shtrirja ne tregje te reja dhe terheqja e investitoreve te huaj qe ndodhen ne Greqi per ne Shqiperi eshte nje situate perfituese

Ardita prej vitesh punonte ne Athine e njihej si Maria por per te rikthimi ne Shqiperi ishte zgjidhja e vetme. Prej kater muajsh pa pune ajo vendosi te hapte nje dyqan te vogel ne vendlindjen e saj Sarande e te zhvendosej perfundimisht. Per te dhe per shqiptaret e tjere ne vendin fqinj situata po perkeqesohet ashtu sikurse edhe per cdo qytetar grek. Por teksa per banoret mundesia e falimentimit te Greqise eshte nje makth per Shqiperine dobesimi i ekonomise te fqinjit me te fuqishem mund te shihet si mundesi perfitimi.

Per ekspertet ne fushen e ekonomise shanset qe Shqiperia te perfitoje nga kriza greke jane te medha. Anetari i Keshillit Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise z. Ardian Civici dhe ish-keshilltari i Bankes Qendrore Evropiane z. Arjan Kadareja mendojne se shtrirja ne tregje te reja dhe terheqja e investitoreve te huaj qe ndodhen ne Greqi per ne Shqiperi eshte nje situate perfituese.

Eumlshte nje mundesi kur investitoret shikojne nga Shqiperia quhet efekti i zevendesimit - thote z. Kadare. Kjo sic duket do te jete nje situate qe duhet te merret seriozisht nga qeveria pasi mundesite e perfitimit do te ekzistojne duhet vetem te menaxhohet mire.

Qeveria do te perfitoje nese di te perfitoje ndash thote z. Civici. Ka shume elemente prej te cilave mund te perfitohet sic jane renia e cmimeve renia e fuqise blerese mund te favorizoje mallrat e lira nga Shqiperia.

Kriza greke

Problemet me te fundit ekonomike qe kane perfshire fqinjet tane te Greqise duket se do te prekin edhe shtetin shqiptar e sidomos emigrantet. Krere te shumte te Eurozones kane theksuar shpesh se do te behet cdo perpjekje qe Greqia te mos falimentoje dhe se kesti i radhes do ti jepet nese shteti fqinj ploteson kushtet. Por edhe pas ketyre deklaratave qe me shume duken inkurajuese per vete shtetin grek pritet qe situata te behet me e veshtire teksa zerat per falimentimin e Greqise sa vijne e shtohen e nderkohe vleresimi i saj nga agjencite e specializuara si Moodys dhe Standard and Poors ka arritur minimumin historik.

Kjo krize nuk mund te lindte pa prekur dhe emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi pritet te kete efekte negative per ta pasi niveli i papunesise eshte rritur ndjeshem. Kjo papunesi mund ti detyroje ata qe te kthehen masivisht ne Shqiperi por kushtet me te cilat ata jane mesuar menyra e punes dhe mbeshtetja nuk duket se do te jene te njejtat si ne Greqi. Politikat e ndryshme te qeverise shqiptare veshtiresite per tu ambientuar do te jene nder problemet kryesore qe ata do te hasin. Nese per emigrantet kjo do te jete nje veshtiresi kryesore ne nje pozite tjeter duket se do te jene qeveria dhe bizneset. Por a mund te kete perfitime rrethanore shteti shqiptar nga nje situate e tille Specialistet kane mendime te ndara.

A do te falimentoje Greqia

Civici dhe Kadareja duket se kane mendime te ndryshme per perfundimin e kesaj krize. Per z. Civici ekonomia greke ndodhet vertet ne kushte te veshtira ekonomike por sinjalet e fundit qe po vijne nga BE-ja Kina Rusia Brazili dhe nga Banka Evropiane per blerjen e borxheve greke tregojne per te se Greqia nuk po shkon drejt nje falimentimi sipas tij. Gjithsesi theksohet se duhet pare se deri ku do te shkoje vendosmeria e Evropes - thote Civici.

I nje mendimi ndryshe eshte z. Kadare. Sipas tij ekonomia greke eshte ne nje pike kritike dhe se shpetimi eshte shume larg. Keshtu ai e shikon shume prane falimentimit ekonomine greke. Edhe nese arrin ti shpetoje kesaj situate ku ndodhet dhe nese merr kestin e radhes perseri Greqia do te jete ne nje pozite te veshtire pasi nuk duhet te bejne me gabime. ndash thote ai.

Investimet

Ndersa per investimet greke ne Shqiperi kjo krize pritet te ndikoje negativisht dhe te ule ritmin e investitoreve te huaj. Duke pare qe investimet greke kane qene te nje niveli te larte ne vitet e fundit ne Shqiperi ato pritet te pesojne nje renie te dukshme. Pavaresisht afersise gjeografike qe lehteson bizneset ato perseri do te bien pasi kriza ne Greqi eshte aq e thelle sa ka prekur dhe bizneset me te fuqishme. Ekonomia shqiptare po rritet dhe bizneset greke do te perfitojne por gjithsesi kriza i ka prekur dhe investimet i kryejne me leket e Greqise do te ndikoje per keq -thote z. Kadare.

Investimet do te frenohen per shkak te krizes ne Greqi por gjithsesi privati do te kerkoje fitime - thote z. Civici. Duket se pika ku do te bien ndjeshem investimet do te jete ne investimet qeveritare qe bente qeveria greke ne Shqiperi. Keto investime duket se do te bien ne nivelin zero dhe pritet te kete nje ndikim pasi investimet qeveritare te kryera nga Greqi me pare kane qene ne nivele te larta. E vetmja mundesi investimi do te ngelet nga privati por dhe keto ne permasa te vogla.

Emigrantet

Shtresa qe pritet te kete me shume probleme pavaresisht atyre qe kane deri tani pritet te jene emigrantet. Duke qene ne numer te larte ne Greqi vala e goditjes do te jete e forte dhe per ta. Nje sere pushimesh nga puna pritet te ndodhin per shkak se shume biznese po mbyllen po falimentojne apo po ulin numrin e fuqise punetore. Rritja e ndjeshme e taksave sidomos e takses per riberjen e dokumenteve apo probleme te tjera sic jane pagesat ne shkolla te femijeve do tiu kushtojne akoma dhe me teper emigranteve qe do ta kene shume te veshtire qendrimin e metejshem ne Greqi. Per ekspertet kjo do te kete efekte negative. E para ka te beje me dergesat e emigranteve nga Greqia nese para krizes greke ato kane qene rreth 1 miliard euro tani ato kane arritur ne nje nivel shume me te ulet rreth 800 milione euro. Pavaresisht rritjes qe po peson ekonomia shqiptare gjithsesi keto dergesa do te ndjehen dukshem. Problemi i dyte qe qendron eshte se kur te kthehen ne Shqiperi keta emigrante do te gjejne kushte shume te veshtira punesimi apo biznese kjo per shkak dhe te rogave te uleta. Megjithate per z. Kadare ky faktor po bie ekonomia shqiptare gjithnje dhe me shume po behet e pavarur nga dergesat e emigranteve.

Masat e qeverise shqiptare

Qeveria per ekspertet duhet te luaje rolin e saj qe jo vetem te menaxhohet kjo krize por dhe per te ndjekur politika lehtesuese per emigrantet qe do te kthehen. Qeveria dhe biznesi duhet te kerkojne mundesi te reja eksport-importi sa me shume komplikohet situata ne Greqi aq me shume probleme gjithe keto familje qe do te kthehen duhen te jene ne vemendje te qeverise e cila duhet te beje shume lehtesira - thote z. Civici. Gjithsesi ky do te jete nje problem qe do te dale me vone por masat lehtesuese duhet ti paraprine ardhjes se emigranteve.

Ndersa per z. Kadare politika te mbajtjes se borxhit nen 60 politikat e konsolidimit fiskal terheqin investitoret e huaj. Edhe politikat qe stimulojne eksportet jane politika te mira qe do te bejne qe te menaxhohet mire kjo situate por duhet pasur kujdes me krizen.

Nga ana e saj qeveria ka deklaruar shpesh se po i merr seriozisht keto situata dhe se po punohet. Nje ardhje e mundshme masive e emigranteve mund te perballohet - ka deklaruar Kryeministri - dhe se masat do te jene lehtesuese per ta.

E teksa Ardita e ka gjetur rrugen e ekonomise se saj familjare qindra emigrante po mendojne te rikthehen ne Shqiperi sipas studimeve me te fundit te publikuara ne gazetat greke Kathimerini dhe Ta Nea. Nese ata do te perfitojne nga ky kthim dhe nese shteti shqiptar do te perfitoje nga kriza greke per te krijuar tregje te reja mbetet per tu pare ajo qe eshte e sigurt eshte se falimentimi i mundshem i Greqise do te jete ne qendren e vemendjes se ekonomisteve dhe politikaneve evropiane per disa vite ne vijim...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›