E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhëtimet me tren nuk frekuentohen më si dikur

Ashtu si qytetarët europianë, kemi ëndërruar që të udhëtojmë të paktën njëherë nga Tirana në Durrës dhe gjithë qytetet me trenin ekspres. Në kohën e Ismail Qemalit është projektuar një linjë hekurudhore nga kryeqyteti në Stamboll ndërsa që shohim drejt Brukselit, Parisit, Romës apo Berlinit edhe Tirana ka nevojë të lehtësohet nga trafiku i sheshit Skënderbej. Drejtori rajonal i hekurudhave Arian Mëniku sqaron se kërkesa në rritje në këtë periudhë ka më shumë për trenin e mallrave më tepër sesa nga pasagjerët.
Vetëm mesjava ka jo pak dyndje për të shkruar në pelegrinazhin e Kishës së Lacit oseë Shën Ndoit. Por megjithëse rrjeti hekurudhor dhe trenat janë ende drejt degradimit sipas ankesave të pasagjerëve ky shërbim është më ekonomiku dhe i ngadalti në rrjetin e shërbimeve të transportit. Madje disa nga të rinjtë në stacionin e trenit të Tiranës rrëfejnë jashtë kamerave se trenin e frekuentojnë një herë në disa vjet kur shkohet për aventurën e plazhit me shoqëri. Ndërsa Ministria e Transporteve po përfundon studimin e thellësishëm të zhvillimit të transportit hekurudhor. Sapo ky studim të përfundojë sistemi hekurudhor do ti jepet investitorëve njërit prej investitorëve të ofruar nga Izraeli, çekia, Sllovakia apo Estonia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›