E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat për vlerat kombëtare

06/04/10 17:23

Klodi pasi ka ngënë drekë, ka kërkuar që të bashkohen të gjithë banorët dhe të diskutojnë për një temë. Para se të fillojë ai shprehet se nuk do të jetë diçka personale pasi ata janë të gjithë të mirë dhe më e bukura qëndron në faktin se ata janë të gjithë të ndryshëm. Ai shton se loja me pantomima ka qënë shumë interesante pasi ka nxjerrë në pah sado pak dhe kulturën e tyre të përgjithshme. Klodi del në temë dhe thotë se atij i ka bërë shumë përshtypje kur ka qënë diku në Shqipëri, në një treg ku shiteshin sende antike tradicionale me vlerë. Ai thotë se është bërë shumë nervoz kur ka parë disa të huaj që blinin këto sende që prezantojnë kulturën e hershme Shqipëtare, ndërkohë që është shumë e rëndësishme që këto sende me vlerë mos të dalin jashtë vendit, por duhen ruajtur me fanatizëm. Erioni ndërhyn dhe thotë se transportimi i sendeve me vlerë dhe shitja e tyre, dënohet me ligj dhe ai Klodi duhet të parë imitime dhe jo origjinalet. Kika shprehet se duhet bërë një ndarje mes punimeve individuale dhe sendeve të siguara në sajë të kërkimeve arkeologjike. Klodi thotë se ai e ka fjalën përshembull, për harta qindra vjeçare të zonave të ndryshme, dhe këto nuk ka pse ti marrë një i huaj. Mandi shprehet se kjo i duket diçka e mirë, pasi do të thotë që kultura po hapet dhe po studiohet dhe nga të huaj. Domenika ndërhyn dhe thotë se nëse diçka i përket vlerave tradicionale dhe të hershme të kombit duhet të jetë shteti ai që duhet ti blejë e të kujdeset për to. Kika shprehet se në Kosovë është një krahinë ku zhvillohen gjithmonë ankande me mjete artizanale dhe janë kryesisht të huajt ata që i blejnë këto produkte. Domi u thotë që ajo di një fakt real, që një peshkatar në Vlorë ka gjetur një vend me sende antike në det dhe pasi i merr, ia shet italianëve, dhe normalisht që kjo është e jashtëligjshme. Klodi kthehet dhe një herë tek faktet e tij, që i është dukur shumë e shëmtuar që sende me vlera shumë të mëdha historikë, të shiteshin për vlera monetare shumë të vogla. Miri fillon tu tregojë që në vitet e trazirave në Shqipëri, janë shkatërruar shumë objekte duke përfshirë dhe muzeumet dhe Erioni e ndërpret duke i thënë që tashmë të gjitha po kthehen mbrapsht. Mandi thotë se këto janë fakte që i dinë të gjitë dhe nuk kanë pse ti përsërisin. Domi dhe Klodi përgjigjen që ata nuk i dinë këto fakte dhe duan ti dëgjojnë dhe Kika shprehet se dhe nëse i dinë, është mirë që ta dikutojnë si problematikë dhe Klodi e duartroket duke i thënë që kjo është shumë e drejtë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›