E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e fjalës

06/04/10 21:20

Materiali i parë filmik kishte të bënte më tepër me privatësinë dhe shkeljen e saj si e drejtë themelore e njeriut. Ky klip ngjalli diskutime të gjata dhe mendime nga më të ndryshmet. Pas kësaj banorët vendosin që të dëgjojnë materialin dytë. Këtë herë filmimi ka në qendër lirinë e fjalës dhe të shprehurit. Pas materialit banorët fillojnë menjëherë diskutimet dhe debatojnë për mospërputhjen e ideve të tyre. Banorët shprehen se ata janë më tepër për respektimin e lirisë së shtypit dhe fjalës, por edhe e kufizojnë atë. Mandi e lidh idenë e tij me sulmin që u është bërë gazetarëve me pretendimin se shpifin në artikujt që shkruajnë. Mandi thotë se gazetarët janë sulmuar me të drejtë sepse kanë shkruar dhe botuar artikuj që nuk kanë pasur në themel faktin dhe të vërtetën, por shpifjen dhe mashtrimin. Mandi kundërshtohet me forcë nga Erioni i cili ka dhe eksperiencë pune në media. Erioni i thotë se për të tilla raste ekzistojnë gjykatat dhe ligje të tjera që vendosin se kush ka të drejtë dhe kush jo dhe për më tepër Mandi sipas tij po predikon dhunën. Mandi e mohon atë që sapo tha Erioni dhe thotë se ai është kundër dhunës, por edhe kundër shpifjeve. Jetmiri e lidh lirinë e fjalës me privatësinë duke i quajtur si bazat e demokracisë. Jetmiri thotë se është e drejtë e gjithsecilit që të lexojë cilin libër dëshirojnë dhe cilën gazetë të dëshirojnë. Ai kundërshtohet nga Mandi i cili thotë se gazetat dhe librat duhet të çensurohen kur ka shpifje dhe gjëra të papëlqyeshme, ose që mund të dëmtojnë një njeri tjetër. Pjesa më e madhe e banorëve thonë se ata janë pro respektimit të lirisë së fjalës dhe shtypit të lirë. Erioni thotë se për të çensura mbi librin dhe median duhet të bëhet vetëm në aspektin e ndarjes së kategorive sipas moshave, për shembull librat dhe materialet që u referohen të rriturve, të ndalohen për minorenët. Banorët bisedojnë për rastet se kur liria e fjalës bën që të shkelen liritë e tjera të njeriut për shembull kur në emër të lirisë së fjalës njerëzit mund të bëjnë kërcënime ose thirrje për luftë. Diskutimi i ture vazhdon gjatë duke u referuar shembujve nga më të ndryshmit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›