E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manal dhe Seldi

06/04/10 19:35

Pas diskutimeve të gjata banorët shpërndahen në drejtime të ndryshme. Kështu Jetmiri dhe Tatiana gatuajnë darkën, një pjesë fillojnë të luajnë basketboll, ndësra Seldi dhe Manal dalin jashtë në oborr dhe bisedojnë. Fillimisht ata flasin për nënën e Seldit ku djali i shpjegon vajzës mardhënien e ngushtë dhe dashurinë e madhe që ka ai për nënën e tij. Pas tij edhe Manal flet për veten e saj dhe thotë se edhe ajo ka mardhënie shumë të mirë me nënën e saj, por ndryshe nga nëna e Seldit nënës së saj i duhet që të flasë dhe të kuptojë gjashtë fëmijë dhe jo vetëm një.
Pas kësaj Seldi i thotë Manal-it se ai e pëlqen tipin e saj dhe faktin që ajo sillet njëlloj si gjatë nominimit, ashtu edhe gjatë kohës që nuk është në nominim. Manal thotë se ajo është e pjekur për moshën që ka dhe është e aftë që të veprojë me llogjikë. Ajo e krahason veten me banorë të tjerë që janë disa vite më të mëdhenj se ajo duke thënë se për moshën vetëm 21-vjeçare ajo ka marrë dije të shumta edhe pse dija nuk ka fund. Seldi e pyet se cila është ëndra e Manal dhe vajza i thotë se ka shumë ëndërra. Ajo thotë se dëshiron që e gjithë familja e saj të jenë të gjithë bashkë, të kenë një shtëpi të tyre sepse në Kosovë jetojnë me qëra dhe ëndërron që profesioni i saj i ardhshëm të jetë Mjeke. Seldi i thotë se te Manal pëlqen edhe faktin që ajo nuk ndikohet nga opinionet e banorëve të tjerë. Manal i thotë se ajo është e aftë që të dallojë kur një njeri kërkon që të të imponojë diçka dhe njeriu pasi dëgjon vepron sipas mënyrës së tij. Seldi e pyet edhe për vizitën e vëllait të saj pas spektaklit. Manal i tregon se ishte habitur me veten e saj pasi ajo është një tip që nuk e pëlqen faktin që të shprehë emocionet e saj, por atë ditë kur takoi të vëllanë ajo qau prej gëzimit dhe u emocionua shumë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›