E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjesit e bashkise, ne ndihme te talasemikeve

Per te gjashtin vit radhazi, administrata e bashkise se Tiranes ka dhuruar gjak duke u solidarizuar me aksionin e Kryqit te Kuq dhe qendren e transfuzionit te gjakut, per te ndihmuar personat qe kane nevoje per gjak, e vecanerisht femijet. Kreu i bashkise Edi Rama, beri apel qe ketij akti human t'i bashkohen edhe institucione te tjera. "Eshte i gjashti vit qe ne e bejme kete, do te vazhdojme ta bejme cdo vit, me shpresen se cdo institucion do te beje te njejten gje, sepse une besoj se ata qe paguhen nga kontributet e taksat e te gjitheve dhe qe kane shendet te plote, duhet te kontribuojne per ata te tjere qe per fat te keq, kane probleme me shendetin. Probleme te tilla zgjidhen vetem ne rast se ne i rrime prane dhe te paret qe duhet t'u jemi prane, jemi ne" eshte shprehur gjate fjales se tij , kryebashkiaku Rama. Stafi i bashkise se Tiranes, per te gjashtin vit solidarizohet me aksionin e Kryqit te Kuq Shqiptar dhe Qendren Kombetare te Transfuzionit te Gjakut, duke u bere pjese e iniciatives: "Duke dhuruar gjak, shpetoni jete". Dhurimi i gjakut, sipas mjekeve nuk eshte aspak i demshem per trupin e njeriut. Kryqi i Kuq dhe Qendra e Transfuzionit te Gjakut, here pas here kane bere apel per dhurimin e gjakut vullnetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›