E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekshmeria te njerezit e plogesht, 2. 6 here me e madhe

Shkencetaret besojne se inteligjenca eshte indikatori me i mire i kompleksit te trupit, ndaj ka shume te dhena qe njerezit me koeficient te larte te inteligjences, jetojne me gjate dhe jane me te shendetshem. Per kete qellim, Universiteti Edinburgh dhe hulumtuesit mjekesore te qendres ne Glasgow, krahasuan te dhenat e 7.414 personave ne 20 vjetet e kaluar dhe kerkuan lidhshmerite mes inteligjences dhe mbijeteses. Ky eshte studimi i pare qe merret me shpejtesine e reagimit dhe vdekjen, e krahason rezultatet me rreziqet qe shkaktojne duhani dhe alkooli. Ne fakt, studimi mund te shpjegohet pjeserisht me stilet e ndryshme te jetes, marre parasysh se ka pak gjasa qe njerezit inteligjent do te pine duhan apo do te jene te shendoshe. Shkencetaret krahasuan kohen e reagimit, shprehite e duhanit, peshen trupore dhe disa faktore te tjere te atyre te cilet kishin vdekur edhe atyre qe ende jane gjalle. Rezultatet treguan se besueshmeria e vdekjes me te hershme eshte madje 2,6 here me e madhe tek njerezit me reagime te ngadalta. I vetmi faktor me i fuqishem se reagimi u tregua pirja e duhanit, ku besueshmeria se njerezit do te vdesin me heret tek kategoria e duhanpiresve eshte 3,03 here me e madhe. Te gjithe faktoret e tjere, si ushtrimet, shtypja e gjakut, numri i te rrahurave te zemres, raporti i gjeresise mes belit dhe vitheve, konsumimi i alkoolit dhe indeksi trupor, kane pasur ndikim me te vogel. "Shpejtesia e reagimit, si njesi matese e shpejtesise se aftesise se trurit qe te procedon informatat, mund te jete marker per kompleksin e trupit. Ne kete menyre, reagimi me i ngadalshem apo aftesia me e dobet e procedimit te informatave, mund te jete shenje e funksionimit jo optimal fiziologjik, gje qe mund te lidhet me vdekjen e me hershme", shkruan shkencetaret. Burrat dhe grate te cilet reaguan ngadale, kane pasur dyfish me shume gjasa per vdekje te hershme, sesa ata me reagime te shpejta.

Alkoolizmi dhe largimi prej tij

Disa konsumues te shpeshte te alkoolit, duhet te fillojne zvogelimin e konsumimit te tij ne vlera mesatare. Edhe pse abstenimi eshte zgjidhja me e mire per shume alkooliste, ata te cilet ende nuk kane krijuar vartesi reale ndaj alkoolit, do te ishte me mire sikur ta zvogelonin dalengadale konsumimin e alkoolit deri ne vlera mesatare, sugjeron studimi i publikuar ne revisten "Harvard Mental Health Letter" , botuar me pas ne Reuters. Per personat te cilet jane te varur nga alkooli, per shkak te kerkeses se madhe per alkool dhe per shkak te simptomave te abstinences kur nuk pine alkool, abstenimi i plot konsiderohet si metoda me e mire, per te hequr dore nga alkooli. Mirepo, studimi i ri pohon se personat te cilet jane me pak te varur nga alkooli, e kane me te lehte te shmangin vartesine, nese zvogelojne konsumimin e alkoolit ne vlera normale dhe pastaj dalengadale do te heqin dore plotesisht, ose thjeshte nuk do te jene te varur nga alkooli, por do te jene konsumues sociale te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›