E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtonte me motor në aksin Levan-Vlorë, përplaset për vdekje 50-vjeçari

Gazeta Shqip

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë. Sipas policisë, një person rreth 50 vjeç, identiteti i të cili nuk bëhet i ditur, ka qenë duke udhëtuar me motorin me targa VL 204 A në këtë aks rrugor, kur është përplasur nga një automjet tip fuoristradë, drejtuesi i të cilit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi i aksidentuar ka humbur menjëherë jetën si rrjedhojë e plagëve të shumta të marra gjatë përplasjes. Ndërkohë, polica e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të personit që shkaktoi aksidentin.

2 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Udhëtonte me motor në aksin Levan-Vlorë, përplaset për vdekje 50-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›