KQZ-ja: Gjoba dhe heqje të materialeve, nëse partitë vendosin postera vend e pa vend
Caktohen rregullat e vendosjes së materialeve propagandistike të partive. Masat që do të merren nëse partitë politike do të shkelin rregullat gjatë fushatës
Luis Tanushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje rregullat e vendosjes së materialeve propagandistike. Afishimi i materialeve do të bëhet jo para datës 28 maj. Sipas Kodit Zgjedhor, fushata elektorale nis zyrtarisht 30 ditë para ditës së votimit. Ndarja e hapësirave që do t’u vihen në dispozicion forcave politike ose kandidatëve të pavarur do të bëhet duke u bazuar në numrin e deputetëve. Partitë parlamentare që në zgjedhjet e fundit për Kuvendin kanë marrë më shumë se 20% të vendeve në Kuvend, vendi dhe sipërfaqja që ato do të marrin për afishimin e materialeve propagandistike zgjedhore është 45% e sipërfaqes së caktuar. Dy forcat e mëdha politike, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, do të marrin 45% të hapësirës sepse nga zgjedhjet e fundit parlamentare vetëm këto dy forca mundën që ta kalojnë pragun 20%. Ndërkohë, partitë e tjera, që përfaqësohen me deputetë në Parlament, do të kenë 35% të hapësirës për vendosjen e materialeve elektorale. Partive politike që nuk kanë deputet në sallën e Parlamentit, do t’u lejohen 20% të vendeve që janë caktuar për afishimin e posterave. Për caktimin e vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike zgjedhore do të merren njësitë e qeverisjes vendore. Këto njësi detyrohen që të merren edhe me respektimin e ndarjes në bazë të përqindjeve që kanë partitë pjesëmarrëse në zgjedhje. Njësitë e qeverisjes vendore, kur të caktojnë vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike, do të duhet të respektojnë disa kritere që KQZ-ja u ka vendosur atyre. Kështu, kriteret janë: sheshet publike dhe afërsia e tyre me qendrën e njësisë administrative përkatëse, rrugët kryesore, vendet e veçanta të caktuara për afishim si dhe mundësia e ndriçimit. Në udhëzimin e miratuar nga KQZ-ja, partive politike u ndalohet vendosja e materiale propagandistike në ndërtesat e institucioneve publike. Në ndërtesa si ajo e prefekturave, e bashkive, komisariateve dhe godinave arsimore nuk do të lejohet vendosja e këtyre materialeve. Në rast se partitë do t’i afishojnë materialet propagandistike jashtë vendeve publike që KQZ-ja ka autorizuar, materialet do të hiqen. Nëse rregullat nuk respektohen, subjekteve politike do t’u vendosen edhe gjoba. Në rast se ndonjë parti ose kandidat do të ketë ankesë për pabarazi, KQZ—ja do t’i detyrojë njësitë e qeverisjes vendore që t’i kompensojnë subjektet me sipërfaqe dhe me kohë tjetër. Subjekteve, të cilave u është bërë një shkelje, do t’u jepen brenda 24 orëve hapësirat për vendosjen e materialeve propagandistike. Edhe kompanitë që merren me reklamat do të jenë të detyruara që të zbatojnë kriteret e barazisë. KQZ-ja i detyron kompanitë që ushtrojnë aktivitet në fushën e reklamave që t’u marrin të njëjtin çmim për sipërfaqe për njësi.
25 Prill 2009